• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeprokurori/ Basha: Deklarata e Lu, thikë në shpinë për Reformën. Llalla të vijojë punën

by Java News
13/12/2017 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Lulzim Bashën nuk ka krizë të zgjedhjes së kryeprokurorit, por krizë të dhunimit të kushtetutës. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha deklaroi se nuk mund të ketë kryeprokuror që nuk ka kaluar vettingun dhe se ai zgjidhet me 3/5 nga Kuvendi, pas propozimit të KLP.

“Nuk kemi krizë të zgjedhjes së kryeprokurorit, por kemi krizë të dhunimit të kushtetutës dhe të bllokimit të reformës në drejtësi. Duhet të marrin fund propozimet e pazareve politike në kurriz të kushtetutës, deklaroi kryetari i PD.

Me kushtetutë në dorë, Basha lexoi nenët në lidhje me prokurorin e përgjithshëm

“Prokurori i përgjithshëm zgjidhet me 3/5 e Kuvendit, për një mandat 7 vjeçar. Kandidaturat duhet të propozohen nga KLP. KLP përzgjedh dhe rëndit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell kuvendit. Mbarimi i mandatit të kryeprokurorit deklarohet me vendim të KLP. Vetëm KLP përcakton se kur mbaron mandati i kryeprokurorit. Kushtetuta sanksionon se kandidatët për kryeprokuror duhet të kalojnë vettingun. Kushtetuta ka afatë që sanksionojnë krijimin e KLP dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Afati i fundit i krijimit të KLP ishte në prill të 2017. Kushtetuta nuk lë hapësira për periudha tranzitore dhe të përkoshme“, tha kryetari i PD

Basha deklaroi se zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm, në këtë situatë, do të ishte nul. Basha paralajmëroi protesta dhe betejë ligjore ndaj maxhorancës, në rast të një vendimi të njëanshëm.

“Një mandat i siguruar në shkelje të Kushtetutës është nul. Do ndërmarrim çdo hap institucional dhe do të protestojmë. Nuk do të lejojmë Ramën të emërojë kryeprokurorin. Hapat e ndërmarra nga Komisioni i Ligjeve janë antikushtetuese. Një kryeprokuror politik nuk do të luftojë politikanët e korruptuar”

Sa i përket deklaratave të ambasadorit Donald Lu që bëri thirrje për zgjedhjen e kryeprokurorit me shumicë të thjeshtë, Lulzim Basha theksoi se një diplomat i huaj nuk mund të kërkojë kurrë shkeljen e Kushtetutës.

“Nuk komentoj ambasadorët e huaj. Personalisht nuk mund ta imagjinoj që dikush nga trupi diplomatik thotë të shkelë Kushtetutën, kjo është pa sens, thikë në shpinë për reformën në drejtësi për të cilën kanë kontribuuar personalisht vet dy ambasadorët”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha theksoi se në situatën e krijuar Llalla duhet të vijojë të qëndrojë në detyre deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Basha foli edhe për ftesën e Ramës për një marrëveshje.Ai tha se marrëveshja e vetme është brenda kushtetutës dhe jashtë saj nuk mund të ketë.

“Thirrja ime e menjëhershme për Ramën është të heqë dorë nga dhunimi i kushtetutës. Reforma në drejtësi është në kushtetutë. Nuk mund të ketë prokuror të përgjithshëm pa vetting dhe të emëruar nga një kryeministër“, deklaroi Basha.

Lidhur me kandidaturat për prokuror të përkohshëm, Basha tha se vetëm vettingu vendos së kush mund të propozohet, dhe pastaj zgjidhen me 3/5 në kuvend. Nëse Rama zgjedh prokurorin e përgjithshëm i vetëm, do ketë përgjigjen e merituar nga opozita.

Basha deklaroi se opinionet e Euralis dhe Opdat nuk kanë vlerë sepse nuk kanë tagër të interpretojnë. “Ka qenë Ulsi Manja që ka hartuar opinionet e euralius dhe optad“, përfundoi Basha

javanews.al/a.ç

Next Post
Kërkohej në Itali për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Lezhë i shumëkërkuari (emri)

Në kërkim për kanabis, prangoset 25-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In