• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kryepolici i Durrësit, Çepe: Do e çojmë deri në fund betejën kundër kriminelëve!

by Java News
18/10/2017 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe, gjatë një konference për shtyp, ka bërë me dije se janë vënë në pranga 7 persona, të cilët akuzohen për trafik droge dhe prostitucion. Po ashtu, Çepe tha se policia e Durrësit do të vazhdojë intensifikimin e punës për arrestimin e personave të tjerë të cilët janë në kërkim.

Deklarata e drejtorit

Policia Vendore e Qarkut Durrësit ka kryer disa aksione 15 ditët e fundit, gjatë të cilave janë arrestuar e ndaluar mes të tjerëve edhe 9 shtetas shqiptarë, me precedentë të rëndë kriminalë, pjesë e grupeve kriminale të trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

7 prej të arrestuarve janë persona në kërkim ndërkombëtar, kryesisht nga drejtësia e vendit fqinj, Italisë.

Shtetasit e ndaluar janë të dënuar ose janë në proces gjyqësor, për vepra të rënda penale të tilla si “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Krime me armë kundër personit”, “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, dhe “Trafik personash e shfrytëzim prostitucioni”, kryer ndër vite.

Për të gjithë këta shtetas, autoritetet ligjore të Shqipërisë po kryejnë procedurat e ekstradimit.

Përveç këtyre rasteve, që kanë të bëjnë me krime të kryera jashtë territorit të vendit, janë arrestuar edhe persona për “Armëmbajtje pa leje”. Në 2 aksione, personat e arrestuar janë kapur në kushte të flagrancës dhe dyshohen si pjesëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.

Në këtë kuadër, është arrestuar edhe një punonjës policie, për shkak se i ka mundësuar një shtetasi të pajisej me armë në kundërshtim me ligjin. SHÇBA ka kryer hetime në bashkëpunim me Prokurorinë dhe u ndalua nënkomisari Gjergji Azisllari për “Shpërdorim detyre”.

Aksioni për zbulimin dhe kapjen e personave në kërkim ose që dyshohen për pjesëmarrje në veprimtari të paligjshme, do të vazhdojë me intensitet në ditët në vijim.

Në kuadër të zbatimit të një plani të detajuar masash, Policia e Shtetit ka siguruar informacion të plotë dhe do të vijojë punën për goditjen e elementëve kriminalë, me qëllim përballjen me drejtësinë.

Do të vazhdojmë goditjen e grupeve kriminale e të godasim bazën ekonomike të këtyre grupeve akoma më fort, sesa ka ndodhur këto ditë. Kjo është një betejë e gjatë, por ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund.

Policia e Shtetit fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 ose 129 për të denoncuar çdo shkelje të ligjit apo veprimtari kriminale, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të ashpër në çdo rast.

Policia e Shtetit do të vazhdojë me përkushtim dhe profesionalizëm, me mbështetjen e partnerëve, të përmbushë me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve duke e bërë Shqiprinë një vend më të qetë e të sigurt.

ma.me

Next Post
Policia nis monitorimin e fushatës elektorale, 7047 efektivë në terren

"Të goditet korrupsioni në polici", çfarë propozon deputeti gjerman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In