• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryepeshkopi Joan vizitë në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit

by A R
15/06/2025 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fortlumturia e Tij, Kryepeshopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, u prit në vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës, në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy kishave.

Kryepeshkopi Joan, së bashku me delegacionin që e shoqëron u pritën me nderime nga Mitropoliti i Kalqedonës, hirësia e tij Emanueli, anëtarë të oborrit patriarkal, si dhe nga klerikë të Kryepiskopatës fort të Shenjtë të Kostandinopojës dhe të Mitropolive të Kalqedonës, të Dherkon dhe të Prinkiponisit.

Në kishën patriarkale të Shën Gjergjit u zhvillua Dhoksologjia, e kryesuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, me praninë e Mitropolitit të Kalqedonës, hirësi Emanuelit, njëherësh Kryetar i Komisionit për Çështjet Ndërorthodhokse.

Më pas, në Sallën e Fronit u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, Vartholomeu. Pas përshëndetjes dhe fjalës së ngrohtë të Patriarkut Ekumenik, Kryepiskopi Joan mbajti fjalën e tij të rastit, duke theksuar rëndësinë e unitetit orthodhoks dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Fjala e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, gjatë pritjes së tij nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, z. Vartholome

Tërëshenjtëri fort i hyjshëm, Kryepiskop i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Patriark Ekumenik, Vëlla dhe bashkëmeshtar shumë i dashur dhe i shtrenjtë në Krishtin Perëndi, z. Vartholome,

“Dhe u mbushën të gjithë me Frymën e Shenjtë… dhe ishin të gjithë bashkë në një mendje” (Veprat 2:4,1).

Në këtë ditë të mbylljes së të kremtes së Pentikostisë, ndërsa Kisha kremton zbritjen e Frymës së Gjithëshenjtë dhe Jetëdhënëse, si edhe ‘ditëlindjen’ e saj, delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka nderin të vizitojë Kishën e Madhe të Krishtit, duke shprehur falënderime të ngrohta për ftesën bujare. E njëjta Frymë që zbriti si gjuhë zjarri, që ushqen Kishën me misteret dhe e bën atë Trup të Krishtit, na mbledh sot “bashkë, në një mendje”, për të rrëfyer të njëjtin besim ndaj Perëndisë Triadik.

Kjo vizitë e tanishme paqësore e një Primati të sapozgjedhur Orthodhoks, siç është zakon, përbën të parën ndaj Kishave motra vendore Orthodhokse, duke filluar me respekt nga Froni i nderuar Ekumenik, që mban privilegjet e nderit midis Kishave Orthodhokse Autoqefale. Prandaj vijmë të shprehim dashurinë tonë të sinqertë vëllazërore.

Vijmë nga toka e Ilirikut, ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit, siç vetë dëshmon: “nga Jerusalemi dhe rreth e qark deri në Ilirik kam përmbushur ungjillin e Krishtit” (Rom. 15:19). Rruga e lashtë Egnatia, rrënojat e së cilës ruhen deri sot në vendin tonë, e cila niste nga Durrësi, përfundonte në Mbretëreshën e qyteteve. Ishte një arterie rrugore e famshme që transportonte mallra, njerëz, të mira kulturore, ide dhe mësime. Nëpërmjet kësaj rruge, apostulli i kombeve arriti edhe tek ne, duke sjellë ungjillin e hirit dhe të së vërtetës, duke e bërë kishën tonë apostolike.

Duke qenë në selinë historike të Patriarkanës së nderuar Ekumenike, jemi të mbushur me ndjenja mirënjohjeje për ftesën Tuaj bujare dhe pritjen e përzemërt, bashkë me nderim shpirtëror për rrugëtimin e gjatë kryqngjallësor të Kishës së Kostandinopojës.

Patriarkana e nderuar Ekumenike, nga pozita dhe misioni i saj, kontribuoi në mënyrë të dobishme në rrugëtimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë përmes veprimeve vendimtare gjatë shekullit të 20-të.

Së pari, përmes dhënies së Autoqefalisë më 12 prill 1937. Me urtësi dhe largpamësi, ajo i dha Kishës së Shqipërisë të drejtën e vetëqeverisjes, që, si një entitet kishtar i dallueshëm brenda familjes së Kishave Orthodhokse, të ushtronte administrimin dhe kujdesin pastoral të trupit kishtar brenda kufijve të shtetit kombëtar. Ky veprim u dëshmua profetik dhe shpëtimtar gjatë viteve të errëta që pasuan, duke filluar me persekutimin kundër Kishës në vitin 1945 dhe duke kulminuar në mënyrën më të pamëshirshme në vitet 1967-1990. Atëherë Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë. U shkatërruan 1.608 kisha dhe manastire, klerikët u burgosën ose u ekzekutuan dhe çdo shprehje fetare u ndalua. Por Fryma e Shenjtë ruajti të gjallë besimin në zemrat e besimtarëve, të cilët luteshin dhe pagëzoheshin fshehurazi. I tillë ishte edhe Modestia ime.

Së dyti, përmes iniciativës së Kishës Mëmë të frymëzuar nga kujdesi i palodhur për Kishat vendore Orthodhokse në vështirësi, ajo ofroi në 1991 Hierarkun më të përshtatshëm Orthodhoks të njohur ndërkombëtarisht, Episkopin e Andrusës Anastas. Kjo dhuratë atërore nuk ishte thjesht një zgjedhje e frymëzuar, por edhe një tregues thelbësor i dashurisë jo vetëm ndaj Kishës së Shqipërisë por edhe më gjerësisht ndaj shoqërisë shqiptare. Episkopi Anastas, i dërguar fillimisht si Ekzark Patriarkal në 1991 dhe i zgjedhur rregullisht Kryepiskop në vitin 1992, me hirin e Perëndisë e rindërtoi nga rrënojat Kishën tonë. Sot, 34 vjet pas rindërtimit metodik dhe të mundimshëm, Kisha e Shqipërisë jeton një periudhë të re apostolike. Janë ndërtuar më shumë se 160 kisha të reja, 5 manastire të shenjta janë rigjallëruar, Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” edukon klerikë të rinj, Kolegji Universitar LOGOS u ofron të rinjve arsim akademik me standarde të larta.

Tërëshenjtëri, Ju keni vizituar rishtaz vendin tonë dhe e dimë mirë se e rrethoni me dashuri atërore dhe lutje Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Po ashtu jemi të bindur se roli koordinues i Patriarkanës Ekumenike eshte i rëndësishëm per rujtejen e unitetit për të gjitha Kishat motra Orthodhokse, për dëshminë e Orthodhoksisë dhe rrezatimin e së vërtetës së saj në botën bashkëkohore të turbulluar.

Nga thellësia e zemrës lutemi dhe kërkojmë që Zoti ynë Jisu Krisht të forcojë Tërëshenjtërinë Tuaj, për vazhdimin e veprës Tuaj të lartë dhe shumëdrejtimëshe.

Në Fanarin e Shenjtë, më 14 qershor 2025

Vëllai i dashur në Krishtin

i Tërëshenjtërisë Suaj,

† Joani

Next Post
Mirëdita Moikom!

Mirëdita Moikom!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com