• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryepeshkopi Janullatos mesazh për Pashkët ortodokse: Mos lejojmë që koronavirusi të na gjunjëzojë

by Java News
15/04/2020 23:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos në prag të Pashkëve ortodokse i është drejtuar me një mesazh besimtarëve duke u bërë apel të mbështesin njëri- tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta.

Janullatos thotë se armiku COVID-19 ka shkaktuar frikë tek shqiptarët por nuk duhet të lejohet që ky armik tëna gjunjëzojë. Po ashtu kryepeshkopi thekson se nuk duhet kufizuar ndihma brenda familjes, por të ndihmohen edhe miqtë edhe ata që janë larg dhe apelon që askush mos ketë frikë.

MESAZHI I ANASTAS JANULLATOS

† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.

Pashkë 2020

Pa frikë

“Mos kini frikë” (Matth.28:10)

Një nga dhuratat kryesore që na fali Zoti i Ngjallur, theksohet në himnin e periudhës paskale: “Kur ishin dyert mbyllur, Jisui iu shfaq nxënësve, u largoi frikën dhe u dha paqen”. Me fuqinë që na jep kjo lloj mospasjeje frikë, nxënësit që më parë ishin rrëzuar prej “frikës së judenjve”, u treguan “në të gjitha kombet” apostuj të patrembur, dëshmitarë të Ngjalljes së Tij.

Frika është një këshilluese e keqe e njeriut. Ajo depërton me mënyra të ndryshme në mendimin dhe në vullnetin tonë, duke na ulur rezistencën dhe kreativetin. Te njeriu frikën e shkaktojnë shkaqe të ndryshme: konfliktet e armatosura, katastrofat natyrore, sëmundjet epidemike, si pandemia e tanishme e COVID-19, që ka tronditur mbarë njerëzimin. Në nivelin personal frikë shkaktojnë armiqësitë, padrejtësitë, konfliktet e ndryshme individuale, por shpesh edhe dobësitë tona. Frika njerëzore kulmon veçanërisht kur njeriu ndodhet para vdekjes.

“Mos kini frikë” (Matth. 28:10) u tha Krishti i Ngjallur grave miroprurëse; “Paqe mbi ju” i përshëndeti Ai nxënësit e Tij dhe shtoi: “Merrni Shpirt të Shenjtë” (Jn. 20:22). Jeta juaj do të mbështetet në fuqinë dhe në veprimin e vazhdueshëm të Shpirtit të Shenjtë brenda qenies suaj. Që nga ajo kohë, Shpirti i Shenjtë i fuqizon të gjithë nxënësit e Tij, duke e lidhur të mospasurit frikë me paqen dhe dashurinë. Dhe për më tepër, Zoti i siguroi se do të jetë bashkë me ta, gjithë ditët “deri në mbarim të jetës” (Matth. 28:20).

Ekziston një lidhje organike midis të mospasurit frikë, që na e dhuron Krishti, dhe frikës së Perëndisë, që është “fillimi i diturisë” (Fjalët e Urta 9:10) dhe që do të thotë përgjëratë, shpresëtari, ndërgjegjësim për praninë e Tij. Kjo frikë Perëndie është burimi jetësor, që fuqizon mospasjen frikë. Ai që ka frikë Perëndinë, nuk frikësohet nga askush dhe nga asgjë. Kjo mospasje frikë, së cilës i referohemi nuk ka asnjë lidhje me optimizmin abstrakt, por mbështetet te besimi në Perëndinë dhe në dashurinë e shprehur me vepra.

Ndjesia e pranisë së vazhdueshme të Perëndisë e dëbon frikën përgjatë ecurisë sonë të përditshme: “Sepse edhe po të eci në mes të hijes së vdekjes, nuk do të kem frikë të këqijat, sepse ti me mua je”(Ps. 22:3), na siguron psalmisti. Dhe një poet i brezit tonë plotëson: “Kur je krah meje dehem nga lavdia Jote. As edhe veten time nuk e kam më frikë”.

Sot, mendimi dhe sjellja jonë janë robëruar nga koronavirusi. Por, ne nuk duhet ta lejojmë këtë armik të padukshëm të na gjunjëzojë. Teksa qëndrojmë në shtëpi, nuk duhet të izolohemi, përkundrazi, le ta mbështesim njëri-tjetrin, me fjalë dhe veprime të thjeshta, me heshtje të dhembshur, me dëshirë të mirë dhe gëzim. Për më tepër nuk duhet të kufizohemi duke mbështetur vetëm familjen tonë; le ta zgjerojmë interesimin tonë edhe te miqtë, tek ata që ndodhen afër dhe larg. Është nevojë urgjente që të marrim pjesë në betejën për çlirimin nga sindroma e frikës, e cila po përhapet rreth nesh në mënyrë të pakontrolluar. Nuk do të na braktisë Perëndia! Diçka e mirë do të dalë edhe nga kjo sprovë e madhe. Kjo luftë, e paparë ndonjëherë, do të fitohet me anë të mobilizimit të përgjithshëm, mbarënjerëzor të solidaritetit.

***

Të mospasurit frikë, që na fal Krishti, kulmon para vdekjes. Kjo frymëzohet nga bindja se: “Edhe nëse rrojmë pra, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi” (Rom. 14:8). “Askush le të mos e ketë frikë vdekjen” na mëson shën Joan Gojarti, “sepse prej saj na çliroi vdekja e Shpëtimtarit”. Gjithë kremtimi i Pashkës shtjellon dhe fuqizon këtë përvojë themeltare të Kishës sonë. Siguria për kapërcimin e vdekjes na ofron një perspektivë të ndryshme në jetën e përditshme: “Ne e dimë se kemi shkuar prej vdekjes në jetë, dhe këtë e dimë, sepse i duam vëllezërit” (1Jn. 3:14). Kjo është eksperienca ndër shekuj e njerëzve të panumërt, që jetojnë besimin dhe dashurinë më Krishtin. “Frikë nuk ka në dashuri, por dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën” (1Jn. 4:18).

Pashkë të mbarë, vëllezërit e mi! Me Ngjalljen brenda nesh! Le të bëhet zemra jonë “tempull i Perëndisë së gjallë” (2Kor. 6:16). Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi e dhimbshme, le t’i kundërvëmë të mospasurit frikë që na fal Krishti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur. Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet.

Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e Ngjalljes, nga njëra llambadhë te tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër te tjetra! Krishti u Ngjall!

Next Post
“Kam qarë si fëmijë”, futbollisti Neymar i emocionuar me filmin turk: Kush është prind më kupton

“Kam qarë si fëmijë”, futbollisti Neymar i emocionuar me filmin turk: Kush është prind më kupton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In