• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryepeshkopi Janullatos, 25 vjet më pas!

by Alfred Peza
24/12/2017 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nuk shoh asgjë rastësore në dekretin e Presidentit të Republikës, për ti dhënë pikërisht tani shtetësinë shqiptare Kreut të Kishës Ortodokose Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatosit. Përkundrazi.

Si një politikan që nuk nuk ka hyrë në zyrën Nr. 1 të shtetit për të kaluar 5 vjet që të plotësojë me to CV e tij, ky është një tjetër sinjal se Presidenca shqiptare deri më 2022, do të jetë shumë më politike sesa mendohet. Ilir Meta ka bërë një xhest që edhe sot, të gjithë paraardhësit e tij nuk do e bënin, siç edhe nuk e bënë në fakt, as në çerek shekullin e shkuar. Pavarësisht kohës, rrethanave dhe një konteksti krejt tjetër.

Po ndiqja me vëmendje të shtuar deklaratën e Janullatos pak ditë më parë, gjatë një interviste dhënë televizionin grek “Sky”, e cila çuditërisht kaloi pa jehonën që mendoja se meritonte, nga mediat shqiptare.

I pyetur nëse pasaardhësi i tij do të jetë shqiptar, ai u përgjigj: “PO, është e natyrshme dhe mëse e qartë. Unë jam aty prej shumë vitesh. Dëgjoni… Ne grekët nuk kemi guximin ta vëmë veten në vendin e tjetrit. E imagjoni dot? A do të kishim lejuar ne të kishim dikë nga Serbia apo Bullgaria që të na drejtonte kishën? Unë nuk shkova aty për të krijuar një koloni. Por, për të krijuar Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare”.

Ishte një paralajmërim shumë i qartë, pavarësisht se edhe po aq i vonuar. Ishte një shikim i të vërtetës historike në sy, e thënë me një gjuhë të troçtë, që nuk linte më vend për asnjë ekuivok. Madje, madje kishte edhe një dozë në pohimin e tij për tolerancën tonë në raport me grekët, e cila pavërisht se duket si gati gati budallallik naiv, na bën nder në fakt.

Menjëherë pas kësaj, kreu i shtetit shqiptar, ka hedhur firmën mbi dekretin që mban si rastësisht numrin 10 700, të cilin veç numerologët mund ta përkthejnë. Janullatos vetë ka 25 vjet që e pret atë firmë. Një firmë që ai nuk e mori dot as nga Presidenti Ramiz Alia, kur sapo erdhi më 1991 me detyrë në Shqipëri, i caktuar nga Patriarku Ekumenik Eksark.

Nuk e mori më pas as nga Presidenti Sali Berisha kur në qershor 1992 u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. E as më 2 gusht të po atij viti kur u fronëzua në kishën e Ungjillizimit në Tiranë, përmes një ceremonie shumë të diskutuar deri sot, e të kontestuar deri në një përplasje të hapur palësh.

Nuk e mori këtë firmë aq shumë të dëshiruar më pas as nga Presidenti Rexhep Meidani, as nga Alfred Moisiu e Bamir Topi, e as nga Bujar Nishani. Megjithëse gjatë presidencës së këtij të fundit, Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule rreth tri vjet më parë, ishte shprehur optimist se kjo gjë do të ndodhte shumë shpejt.

Në meshën e natës së Krishtlindjeve, (urojmë që ta mbajë shqip) Kryepeshkopi Anastas ka mundësi që të festojë këtë radhë, dy gëzime të mëdha në një mesnatë: Lindjen e Krishtit dhe marjen prej tij në moshën 88 vjeçare, të shtetësisë shqiptare.

Më shumë sesa një akt i vonuar, një vendim gati gati honorifik e formal tashmë si një mundësi për të koleksionuar një tjetër “trofe” në vargun e panumërt që e shoqërojnë CV e jetës së Hirësisë së Tij, ky dekret duket më shumë si dokumenti zyrtar i nje “legalizimi” të vonuar, për detyrën ndoshta më të polemizuar në historinë postkomuniste të Shqipërisë.

Pas takimit të Kretës mes dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë ku për herë të parë u hodhën për diskutim mbi tavolinë gjithë problemet historike të bartura mes dy fqinjëve, erdhi vendimi i qeverisë sonë për varrezat e ushtarëve grekë në jug dhe më pas, dekreti i Presidentit për Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse.

Zhbllokimi me lehtësinë më të madhe i këtyre çështjeve, më shumë sesa rastësi, tingëllon si muzika e erërave të reja që kanë nisur të fryjnë në Ballkanin Perendimor.

E ta mendosh që në të njëjtën kohë, nëpërmjet Kryeministrit Zaev, Shkupi zyrtar hoqi dorë nga qëndrimi dhe deklaratat se janë pasaardhësit e vetëm të Aleksandrit të Maqedonisë. Kryeministri grek Aleksis Cipras premtoi se pas kësaj do të “garantohej prespektiva zhvillimore dhe e sigurisë në Maqedoni”. E thënë me fjalë të tjera, Maqëdonisë i hapet pas shumë e shumë vitesh bllokimi, rruga drejt integrimit të shpejtë euro- atlantik, për tu anëtarësuar në NATO e për të vijuar me hapat e shpejtë drejt BE.

Shqipëria pret të mari brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ri 2018, datën për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Lutjet e Kryepeshkopit Anastas edhe si shqiptar tashmë, me siguri që do të na ndihmojnë, që dëshirat tona të dëgjohen më shpejt dhe më mirë, në Bruksel!(Alpenews.al)

Next Post
Dhunoi vëllanë dhe policët, korçarit i gjejnë armë & municion

Dhunoi vëllanë dhe policët, korçarit i gjejnë armë & municion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

February 12, 2026
Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar në Tiranë?

Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar në Tiranë?

February 12, 2026
LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

February 12, 2026
Njeriu i ulërimave, Sali Berisha

Berisha kërcënon socialistët: 20 shkurti është fundi juaj! Qytetarët do t’ju groposin në Lanë!

February 12, 2026
‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

February 12, 2026
Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

February 12, 2026
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Dhuna në protestën e PD, Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In