• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeparlamentarja e Kosovës del kundër partisë së saj: Dekreti i Thaçit për Hotin të shpallet antikushtetues

by Java News
13/05/2020 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e LDK-së, Vjosa Osmani në komentet e dërguara Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidneti, Hashim Thaçi që i ka dhënë Avdullah Hotit mandatin për formimin e qeverisë së re, ka kërkuar që gjykata të shpallë dekretin e presidentit në kundërshtim me Kushtetutën.

Osmani ka thënë se përmes këtij dekreti, Thaçi ka tejkaluar kompetencat e veta duke ndërhyrë në kompetenca të institucioneve tjera.

“Kërkoj me respekt nga kjo Gjykatë e nderuar që të shpallë një Aktgjykim, përmes të cilit konstaton se Dekreti i Presidentit Nr. 24/2020 është në kundërshtim me Kushtetutën sepse nëpërmjet këtij Dekreti, Presidenti i vendit ka tejkaluar kompetencat e veta duke ndërhyrë në kompetencat e institucioneve të tjera dhe rrjedhimisht duke rënë në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve”, thuhet në dokumentin me të cilin Osmani i është drejtuar gjykatës Kushtetuese.

Osmani thekson se presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, duke mos e respektuar parimin bazë të sistemit demokratik, pra ndarjen e pushteteve.

“Presidenti i Republikës së Kosovës ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese, duke u thirrur në garantimin e funksionimit të institucioneve. Në fakt, përmes veprimeve të tij, Presidenti i vendit nuk ka respektuar parimin bazë të secilit sistem demokratik, parim i cili është i mishëruar edhe në sistemin juridik të Republikës së Kosovës: ndarjen e pushteteve”, shkruan në komentet e Osmanit.

Ajo po ashtu ka shtuar se Thaçi ka synuar amandamentimin e Kushtetutës.

“Presidenti i vendit përmes Dekretit të kontestuar nuk ka respektuar parimin kushtetues së ndarjes së pushteteve. Së dyti, Presidenti përmes Dekretit të kontestuar ka synuar të amendamentoj Kushtetutën e vendit, kompetencë e cila i takon ekskluzivisht Kuvendit. Së fundmi, Presidenti ka ngërthyer mbi vete kompetenca për interpretimin e Kushtetutës e që sipas së drejtës pozitive i takon Gjykatës Kushtetuese”, shkruan në dokument.

Osmani thekson se presidentit nuk i njihet kompetenca e kushtetutë-bërjes në asnjë formë.

 “Presidentit të Republikës së Kosovës, me Kushtetutë nuk i njihet në asnjë formë kompetenca e kushtetutë-bërjes. E në rastin konkret, këtë të drejtë nuk e gëzon Presidenti as në kuptim të përcaktimit të afateve kohore lidhur me mandatimin e kandidatit për Kryeministër të vendit, përderisa nuk ekziston një normë e tillë kushtetuese”, thuhet në dokument.

Në rreth 40 komente të bëra në këtë dokument, Osmani ka cituar Nene të Kushtetutës së Kosovës, dhe ka dhënë arsye për të cilat ky dekret do të duhej të shpallej në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas saj, zbatimi i këtj dekreti do të ishte një precedent i rrezikshëm për parimin e ndarjes së pushteteve, dukë zhvlerësuar Kushtetutën.

“Zbatimi i këtij Dekreti do të krijonte precedent të rrezikshëm në raport me parimin e ndarjes së pushteteve, sepse do t’i lejonte Presidentit të vendit të ndërhyjë në kompetencat e Kuvendit si organ ligjvënës. Natyrisht, që me një precedent të tillë, edhe në të ardhmen, do të krijohej hapësirë për bartje të kompetencave kushtetuese me një dekret presidencial. Kjo do ta bënte Kushtetutën e vendit dokument të pazbatueshëm dhe jorelevant gjatë punës së institucioneve”, thuhet në këtë dokument.

g.kosovari

Next Post
Pranga 5 punonjësve të IKMT dhe dy të tjerëve, lejuan ndërtime pa leje në Ksamil

Pranga 5 punonjësve të IKMT dhe dy të tjerëve, lejuan ndërtime pa leje në Ksamil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In