• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeparlamentarja e Bullgarisë mbështet Shqipërinë: Jeni kampionë në përpjekjet për integrimin e plotë në BE

by A R
09/06/2025 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Drejtuesen e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është shprehur se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian.

Kiselova madje e cilësoi Shqipërinë si kampion për përpjekjet e saj për integrimin në Bashkimin Evropian.

“E nderuar zonja kryetare,

Në vend të parë deshiroj të përgëzoj Shqipërinë për rritjet serioze që janë bërë për procesin e anëtarësitmit në BE. Ju jeni kampion në përpjekjet për integrim të plotë në BE”, tha ajo.

Sakaq, Kiselova shprehet se Bullgaria e sheh integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si një faktor stabiliteti për Ballkanin Perëndimor.

“Shteti bullgar, jo vetëm kuvendi por edhe qeveria, pavarësisht nga politikat, e mendon integrimin e plotë të Shqipërisë si një faktor stabiliteti për Ballkanin Perëndimor. Kuvendi bullgar do bëjë përpjekje për të ndihmuar në rast nevoje, për punën tuaj intensive gjatë viteve të ardhshme, në mënyrë që të gëzojmë së bashku kur të jemi të gjithë pjesë e BE”, u shpreh Kiselova.

Duke u ndalur tek qeveria e re socialiste, pas zgjedhjeve të 11 majit, Kiselova u shpreh se beson që do të ketë një bashkëpunim të ngushtë midis komisioneve parlamentare, e se gjithashtu do të kenë ndihmën e Bullgarisë.

“Legjislatura juaj do nisi në shtator e besoj do ketë një bashkëpunim të ngushtë të komisioneve. Do ndihmojmë në çdo gjë që nevojitet, e në kuadër të NATO-s, e në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Së bashku do punojmë për paqen dhe sigurinë e Ballkanit”, përfundoi ajo.

Next Post
Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

Berisha publikon një video: Kemi prova për blerje votash në Tiranë, farsa nuk njihet kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In