Kryeparlamentari kosovar Konjufca ankohet në PE: Bllokimi i vizave i paarsyeshëm

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca deklaroi se bllokimi i procesit të liberalizimit të vizave nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian është i paarsyeshëm dhe si të tilla zvogëlojnë frymën e vlerave evropiane në vendin tonë.

Ai këto komente i bëri sot në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin u diskutua për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar. Konjufca tha se vonesat e BE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nuk duhet të shërbejnë si justifikim për moskryerjen e detyrave shtëpiake.

“Reformat në drejtësi, ekonomi, administratë e arsim janë të pazëvendësueshme. Forcimi i demokracisë dhe sundimi i ligjit, lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe fuqizimi i transparencës, si dhe mbrojtja e pa kompromis e të drejtave të njeriut dhe pakicave janë ‘sine qua non’ i shoqërive të lira e të hapura”, tha Konjufca.

Ndër tjera Konjufca foli për sfidat që i sollën botës virusi Covid-19 dhe dëmet që ai u shkaktoi shteteve në njerëz dhe ekonomi. Ai tha se Qeveria e Kosovës ka paraqitur një plan ambicioz të vaksinimit masiv të popullatës që do t’i përfshinte 60% të atyre që kanë nevojë për vaksinim deri në fund të këtij viti.

Ai shtoi se pavarësisht vështirësive të mëdha që i solli pandemia, kurrë nuk duhet të lihet në harresë projekti më i rëndësishëm – kompletimi i BE-së. Konjufca tha se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të lidhura në mënyrë qenësore me qasjen e BE-së ndaj këtij rajoni të ndërlikuar e sensitiv.

“Në të njëjtën masë që për ne është domosdoshmëri bashkimi në familjen evropiane, po sipas të njëjtës nevojë BE-ja e ka të domosdoshme përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në gjirin e vet. Mësimet e duhura i kemi të gatshme në histori. Pse t’i djegim duart pa nevojë në një mori luftërash që nuk janë tonat – thoshte motoja e tyre. Por pikërisht kjo qasje rrezikoi që zjarri të përhapej përtej Ballkanit. Ishte pikërisht ndërhyrja ndërkombëtare politiko-ushtarake në Ballkan më 1995 e 1999 ajo që i dha shans paqes dhe e stabilizoi rajonin tonë. Nëse krijohet një konsensus evropian ndaj kësaj strategjie, dëmi që do t’i bëhet Ballkanit Perëndimor do të jetë kolosal. Shpresoj shumë që projektet të cilat po shfaqen këto dy vitet e fundit nën formën e platformave të ‘bashkëpunimit rajonal’ si puna e mini-Shengenit, nuk e kanë funksionin e biberonit që e zëvendëson integrimin e BP në BE me një moratorium deri sa BE-ja ta kryejë thellimin e vet”, -tha Konjufca.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com