• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryenegociatori Mazi me ministrin e Jashtëm të Çekisë: Mbështetje e fortë për integrimin e Shqipërisë

by A R
16/07/2021 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të takimeve zyrtare në kryeqytetet e vendeve të ndryshme të BE, Kryenegociatori i Shqipërisë për aderimin në BE, Zef Mazi, u prit sot ne takim në Pragë dhe zhvilloi bisedime me Ministrin e Jashtëm të Republikës Ceke, z. Jakub Kulhánek dhe me Zëvendës Ministrin e Jashtëm për Cështjet e BE-së, z. Aleš Chmelar.

Kryenegociatori Mazi e njohu ministrin cek me përmbushjen e plotë të kërkesave të Këshillit Evropian të marsit 2020 nga Shqipëria. Ai nenvizoi se Shqipëria jo vetëm i ka plotesuar të gjitha kërkesat, por ajo do vijojë pa ulur aspak ritmin në fushën e reformave. Kjo është në të mirën e vendit dhe popullit shqiptar. Rezultatet janë të prekshme, të rëndësishme, rekordi i tyre vjen në rritje të demonstrueshme qartë për këdo.

Mazi nënvizoi meritat individuale të vendeve, si kriteri bazë vleresues i përcaktuar nga BE. Mospërcaktimi i datës për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare nga Keshilli Evropian shton lodhjen, rrit mosbesimin dhe ul kredibilitetin e BE-së në sytë e popullit të vendit tonë dhe të tjerëve. Shqipëria pret që BE-ja të marri vendimet e duhura pasi Shqipëria ka plotesuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe po vijon me konsistencë reformat e ndërmarra. Problemet e identitetit dhe ndoshta nacionaliste mes vendeve të tjera nuk duhet të marrin peng rrrugëtimin europian të Shqipërisë.

Ministri i jashtëm çek Kuhlanek vlerësoi gjithë punën e kryer nga Shqipëria në kuadër të integrimit evropian. Per Ministrin cek, Shqipëria duhet të mbajë sa më shpejt konferencën e parë ndërqeveritare. Prioriteti i Cekisë është hapja e bisedimeve teknike të aderimit me Shqipërinë. Sipas Ministrit, Shqipëria ka bërë reforma të qëndrueshme në drejtësi dhe siguri. Republika Çeke do të mbështesë këtë projekt, dhe Shqiperia mund te mbeshtetet tek Cekia. Ministri Kulhanek nenvizoi se Cekia ka pritshmëri të lartë nga Presidenca sllovene, ku Ballkani Perëndimor do të jetë në fokus. Ashtu do jete Ballkani Perndimor edhe per Presidencen ceke negjysmen e yte te vitit 2022. Sipas tij, BE-ja duhet të marrë një vendim për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë. Ky qëndrim u mbajt edhe nga zëvendësministri i jashtëm për çështjet evropiane i cili theksoi se Çekia do të punojë me vendet e tjera të Unionit për të shpejtuar procesin e zgjerimit. Bashkebiseduesit ishin dakord per te gjitha ceshtjet qe lidhen me zgjerimin dhe per menyrat sesi shihet ecuria dhe domosdoshmeria e vijimit te procesit te zgjerimit pa nderprerje.

Midis Shqiperise dhe Republikes Ceke do shtohen marredheniet ne te gjitha fushat. Do shkembehen vizita te ndryshme dypaleshe ne nivele te larta. Kryenegociatori mori nga pala çeke konfirmimin se Shqiperia mund te mbeshtetet te Cekia, dhee Cekia ka qene dhe do jete avokate e Shqiperise ne procesin te zgjerimit.

Kryenegociatori Mazi zhvilloi takime edhe me Komisionin parlamentar cek për cështjet evropiane. Ai u prit nga Kryetari i këtij Komisioni, Ondřej Benešík, dy zevendesat e Komisionit dhe anetare te tjera të Komisioni. Kryenegociatori Mazi vlerësoi rolin e parlamentit cek në cështjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai theksoi se diplomacia parlamentare mes dy vendeve duhet të forcohet me tej. Ai është instrument i rëndësishëm në procesin e aderimit në BE. Kryenegociatori sugjeroi që mes dy parlamenteve të rritet bashkepunimi, te zhvillohen vizita dyplaëshe. Kryetari i Komisionit z. Benesik vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria dhe e cilësoi atë një vend mik që duhet të bashkohet sa më shpejt në familjen evropiane. A ritheksoi mbeshtetjen e Cekise per ecurine sa me shpejt te integrimit te Shqiperise. Deputetët e parlamentit çek vlerësuan reformat e thella transformuese të Shqipërisë.

Next Post
4 kompani me statusin Operatorit Ekonomik të Autorizuar, 10 të tjera në proces

4 kompani me statusin Operatorit Ekonomik të Autorizuar, 10 të tjera në proces

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In