• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryen krime zgjedhore, 75 persona të arrestuar e të ndaluar në vend

by Java News
01/07/2019 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 75 persona janë arrestuar dhe ndaluar në Tiranë, Kavajë, Fier, Elbasan, Shkodër, Dibër, Mat, Pogradec dhe Tropojë, për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019.Sipas informacioneve, të mara nga Prokuroritë e Rretheve dhe Krimet e Rënda, deri në këto momente janë shënuar gjithësej 12 procedime. Numri me i lartë i personave të arrestuar është në Shkodër ku janë arrestuar 19 person. Më pas vjen Dibra me 12 të arrestuar ndërsa në Mat rezultojnë 10 persona të arrestuar. Numrin më të ulet të personave të ndaluar e ka Pogradeci me 2 persona dhe Tirana me 3.

Situata në disa prokurori në rrethe

Prokuroria Elbasan, ka regjistruar 2 procedime penale që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira. Procedimi i parë është shënuar më datë 14 qershor 2019, me 7 persona të arrestuar nga policia gjyqësore për veprat penale, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”. Ndërsa procedimi tjetër është bërë në datën 26 qershor 2019, ku është vendosur një person nën hetim  për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”. Ndërsa në Prokurorinë Shkodër, ka regjistruar 3 procedime penale. Procedimi i parë ka vënë në pranga 5 persona të cilët akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi me zjarr i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”. Ndërsa 2 të tjerë janë ndaluar me iniciativë nga policia gjyqësore. Sa i përket masës së sigurisë 4 prej të arrestuarëve janë në “arrest me burg”, dy në “arrest shtëpie” dhe një është me masën e sigurisë detyrim paraqitje. Në procedimin e dytë janë arrestuar 14 persona të cilët akuzohen për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.Për të arrestuarit nuk është dhënë masat e sigurimit akoma. Në procedimin e tretë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, dhe “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”. Nuk ka akoma persona nën hetim.

Situata në Tiranë

Për sa i përket Prokurorisë Tiranë, më datë 21 qershor 2019, ka regjistruar 1 procedim penal në ngarkim të 3 personave të arrestuar në flagrancë, të dyshuar për kryerjen e veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Ndërsa në prokurorinë e Tropojës, më datë 19 qershor 2019, ka regjistruar 1 në ngarkim të 7 personave të arrestuar në flagrancë dhe 2 personave të ndaluar, për kryerjen e veprave penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme. Lidhur me masat e sigurimit rezulton se për 3 prej tyre është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg” me afat 20 ditor për 3 persona masa e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe për 3 persona, masa e sigurimit “detyrim për paraqitje”.

Situata në Mat Dibër e Pogradec

Prokuroria Mat më datë 20 qershor 2019, mbi bazën e materialit të dërguar nga Komisariati i Policisë Mat, ka regjistruar 1 procedim penal, nr.92 në ngarkim të 10 personave të arrestuar në flagrancë, dyshuar për kryerjen e veprave penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”,“Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Sipas vendimit të Gjykatës Mat aktualisht, po hetohen 2 persona me masë sigurimi “Arrest në burg” me afat 30 ditor,4 persona me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” dhe 4 persona me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Prokuroria Kavajë, ka regjistruar më datë 20 qershor 2019, 1 procedim penal, nr.243, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” kryer në bashkëpunim, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Në referim të ngjarjes nga shërbimet e policisë janë arrestuar 8 persona për të cilët u vendosën masat e sigurimit si më poshtë,për 4 persona masa e sigurimit “arrest me burg”, 2 persona me masë sigurimi “arrest në shtëpi” dhe 2 persona me masë sigurimi “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Prokuroria Pogradec, ka regjistruar më datë 29 qreshor 2019, 1 procedim penal në ngarkim të 2 personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata. Prokuroria Dibër, ka regjistruar më datë 29 qershor 2019, një procedim penal në ngarkim të 12 personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata. Prokuroria Fier, ka regjistruar më datë 29 qershor 2019 një procedim penal në ngarkim të 4 personave, 3 të arrestuar në flagrancë dhe 1, i shpallur në kërkim policor, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata. Prokuroritë Gjirokastër, Durrës, Berat, Lushnjë, Krujë, Sarandë, Kurbin, Pukë dhe Vlorë, si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe çdo shkelje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit./l.m

Next Post
FOTO/ Basha përsëri “aktori” kryesor i memeve, “shpërthen” rrjeti pas 30 qershorit

FOTO/ Basha përsëri "aktori" kryesor i memeve, "shpërthen" rrjeti pas 30 qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In