Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk ka pritje të mëdha nga takimi i zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, duke shtuar se do të kërkojë nga zyrtarët evropianë që të mos mbështesin “sjelljen e armëve aty ku nuk e kanë vendin”.
“Është e rëndësishme të kërkojmë nga zyrtarët evropianë që të mos mbështesin sjelljen e armëve aty ku nuk e kanë vendin”, tha Vuçiq në konferencën e përbashkët për mediat me Kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiç në Beograd.
I pyetur se çfarë pret nga takimi i nesërm, ai tha se do të insistojë që problemet të zgjidhen përmes bisedimeve, por ai shton se deri diku ka humbur besimin.
“Nuk mund një ditë të bisedoni, ndërsa nesër të dërgoni tanke”, shtoi Vuçiç, e citon Koha. (b.an)