Kreu i qeverisë, Isa Mustafa ka paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të votohet për presidentin e ri të Kosovës, e që sipas tij, do të jetë kreu i PDK Hashim Thaçi.
I pyetur nëse do t’i ketë votat e LDK-së Thaçi për President, kryeministri Mustafa ka thënë se të gjithë duhet ta respektojnë marrëveshjen, raporton RTV Dukagjini. Ndërsa lidhur me protestën e ardhshme, që është paralajmëruar nga opozita, Kyeministri ka thënë se “jemi vend demokratik dhe protestat e qeta janë e drejt e çdo kujt”.









