Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, i është kundërpërgjigjur ashpër kërcënimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, duke theksuar se qeveria e tij kundërshton luftën dhe çdo “prishje të së drejtës ndërkombëtare”.
Në një fjalim televiziv 10-minutësh nga rezidenca zyrtare në La Moncloa, Sánchez reflektoi mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza, si dhe mbi Luftën e Irakut më shumë se 20 vjet më parë.
“Qëndrimi i qeverisë mund të përmblidhet në katër fjalë: Jo luftës”, deklaroi ai. Sanchez deklaroi gjithashtu se nuk mund te luhet me ruleten ruse me jetet e miliona njerezve ne bote.
Trump kërcënoi se do të vendosë një embargo të plotë tregtare ndaj Spanjës, pasi Madridi refuzoi të lejojë SHBA-në të përdorë bazat e përbashkëta ushtarake në Morón dhe Rota për sulme ndaj Iranit.
“Spanja ka qenë e tmerrshme”, tha Trump gjatë një takimi me kancelarin gjerman, Friedrich Merz. “Do të ndërpresim të gjithë tregtinë me Spanjën. Nuk duam të kemi të bëjmë fare me Spanjën”, shtoi ai.
Në fjalimin e tij, Sánchez theksoi se një “paligjshmëri” nuk mund të përballet me një tjetër, duke iu referuar situatës në Lindjen e Mesme. Ai e cilësoi konfliktin si një “katastrofë” dhe u bëri thirrje palëve të tërhiqen dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar.
Trump gjithashtu e ka kritikuar Spanjën si një “partner të tmerrshëm” në NATO, duke e akuzuar për mosrritje të buxhetit të mbrojtjes në përputhje me objektivin prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
BREAKING: Spain’s prime minister says regarding Iran war, that ‘Spain is against this disaster’ and that it is unacceptable for some to ‘use the smoke of war to hide their failures’ and ‘fill the pockets of a few’. pic.twitter.com/JiFxNepe83
— The Spectator Index (@spectatorindex) March 4, 2026











