Kryeministri Rama ka publikuar në facebook një letër, ku një mësuese tregon sesi nisi punë falë portalit ” Mësues për Shqipërinë “.
Duke nënvizuar faktin se portali bën transparencë absolute në bazë të renditjes së pikëve të kandidatit, mësuesja e re falënderon kryeministrin dhe ministren e Arsimit, për mundësinë e krijuar për të fituar në bazë të meritës.
LETRA E JAVËS
Z.Kryeministër përshëndetje!
Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar që falë portalit ” Mësues për Shqipërinë ” unë sot fillova punë si mësuese.
Ju falenderoj thellësisht nga zemra për këtë mundësi të jashtëzakonshme që na jepni. Falenderoj Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj.Lindita Nikolla dhe Drejtorin e Drejtorisë Arsimore Pogradec, Z.Ilir Torra.
Portali u zbatua me transparencë absolute në bazë të renditjes së pikëve të kandidatit. Më rikthyet besimin dhe shpresën se edhe në Shqipëri gjendet e drejta.
Me respekt
Eva Sofi
a.ç










