Kryeministri Rama nxjerr video dhe i jep përgjigje PD-së: S’ka asnjë kontratë sekrete. Ja sa janë blerë maskat dhe veshjet mbrojtëse!

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’u urojë shqiptarëve një mëngjes të mbarë në një formë të veçantë, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës sa takon tenderave të qeverisë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID-19.

Kreu i qeverisë ka lënë këtë herë thëniet e shenjta, ndërsa ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një video ku shfaqet vetë përballë akuzave të opozitës dhe sqaron çmimet e maskave dhe veshjeve mbrojtëse.


“MIRËMËNGJES😊

nga unë, Luli dhe shokët e tij👖🧍🏻♂️👫”.

Teksa në video shihet një pjesë nga deklarata e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj për këto tendera sekretë, kryeministri jep përgjigjen e tij se nuk ka asnjë të tillë. “Çfarë sekreti ka këtu?! Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete.

Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesat thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete nuk do të ishin publike.”, tha Rama. Po ashtu në video është shkëputur edhe një deklaratë e Abielajt, i cili thekson në emër të PD-së se maskat mbrojtëse qeveria i ka blerë me një shifër 6.5 euro. Ndërkohë, Rama i përgjigjet kësaj akuze me një formë ironie, ndërsa shton; “Me vërte?! Maskat mbrojtëse FFP2 janë blerë me 4.14 euro”.

Po ashtu, kreu i Ekzekutivit zgjedh që ta mbyll videon, duke iu përgjigjur edhe akuzave të liderit të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa shkruan se: “Boll! 7X7 nuk bëjnë 42”, duke i kujtuar kështu lapsusin kryeopozitarit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com