Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Vlorë mesditën e kësaj të mërkure. Kreu i qeverisë ka mbërritur me helikopter ushtarak “Cougar”.

Kujtojmë se Rama është kthyer vetëm orët e fundit nga Gjermania, ku ndodhej në Bavari për të marrë pjesë në një festival muzikor të përvitshëm, me ftesë të Kryeministrit bavarez.

Helikopteri ushtarak që transportoi Kryeministrin u ul tek ish-fusha e aviacionit.

Prej andej, Kryeministri u akomodua në vilën qeveritare në Vlorë i shoqëruar nga eskorta.

Arsyeja e vizitës në Vlorë nuk dihet ende. Kujtojmë se Rama ndodhej në Vlorë javën e kaluar, ku bëri takim në Bashkinë e këtij qyteti, duke kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve dhe administratorëve, me qëllim rifreskimin e stafit për të rritur performancën në shërbimet ndaj qytetarëve.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.