“Një Lul për së mbari” e ka quajtur Kryeministri Rama krijuesin e një jahti në majë të malit në Kolonjë, duke thumbuar dhe ironizuar njëkohësisht edhe Kryetarin e PD dhe paaftësinë e tij i cili mban të njëjtin emër (Luli) me qytetarin nga Korça, por jo aftësitë krijuese.
“E RRALLE – Një jaht në majë të malit në Kolonjë, ku Luli (një Lul për së mbari) ndërton ëndrrat e tij me fuqinë e një pasioni të jashtëzakonshëm #RESPEKT”– ka shkruar Rama përkrah videos me veprën e rrallë.