• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri që i është dorëzuar një Shqipërie raciste

by Mero Baze
13/06/2018 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka disa ditë që shtypi në tërësi, po këmbëngul të gjejë një “skandal” të madh, të cilin kryeministri ynë po e mohon me vendosmëri. Bëhet fjalë për kampe të mundshme refugjatësh në Shqipëri, ose thjeshtë qëndrim refugjatësh këtu. Më tej akoma, ka një debat dhe mbi shtimin e numrit të refugjatëve sirianë që po hyjnë nga kufiri jugor në Shqipëri dhe që mbahen në qendra grumbullimi në periferi të Tiranës, dhe që shumë prej tyre rrëshqasin drejt Malit të Zi, për në Europë. Sivjet janë vetëm 700 më shumë se vitin e shkuar.

Edhe kjo shikohet si skandal. Mbi të gjitha, të gjitha palët kanë tendosur nervat, opozitarët kanë mprehur shqisat, gazetarët kanë mprehur penën dhe lacat e lagjeve kanë bërë gati armët, se mos ndonjë refugjat qëndron në Shqipëri.

Është një karikaturë e vërtetë, e një shoqërie të sëmurë nga racizmi dhe ksenofobia, një shoqërie primitive që ruan se mos i afrohet dikush kullës së fisit, dhe që kjo po i ndodh popullit me më shumë emigrantë në Europë. Duket se ata që kanë ngelur këtu, jetojnë vetëm si ksenofobë dhe racistë, dhe quajnë skandal nëse Shqipëria bën atë që kanë bërë dhjetra vende të Perëndimit për familjarët  e tyre për vite të tëra. Populli që bën 300 mijë aplikime për “Llotarinë amerikane”, është ngritur në këmbë se mos vjen në vendin që mallkon çdo ditë ndonjë i huaj.

Më e keqja është se në këtë valle ka hyrë kryeministri i Shqipërisë, i cili refuzon prerë, gati si triumfator, idenë që këtu nuk do të vijnë refugjatë. Ai mund të mos ketë vërtet plane për të mbajtur refugjatë, por ndjesia që ai duket sikur po akuzohet për krim, është e rëndë. Ai vet duhet të shprehë solidaritet ndaj refugjatëve dhe duhet të evokojë së paku mbështetjen ndaj tyre. Dhe jo të distancohet si djalli nga temjani.

Dhjetra intelektualë shqiptarë, nga këta “mendjehapurit” që kanë marrë gjithë jetën para për t’u dukur pro europianë, politikanë nga këta që kanë qenë refugjatë në Perëndim, si Lulzim Basha, dhe një skotë ksenofobësh idiotë, janë turrur me heshta se mos rri këtu ndonjë refugjat hallexhi, dhe askush nuk ka provokuar ndonjë debat përse të mos rrijnë këtu refugjatët. Ta bënte këtë së paku për të dëshmuar që jemi shoqëri normale dhe u jemi mirënjohës atyre kombeve që na kanë hapur dyert, kur ishim pa brekë dhe të palarë, më keq se sirianët.

Nuk e bëjnë, se në trurin e tyre të tharë nga racizmi provincial, e quajnë krim të madh. Mënyra se si po përgjon media kryeministrin, se mos tinëz do të marrë ndonjë refugjat dhe mënyra e prerë se si përgjigjet kryeministri me “Jo”, është dëshmi e një shoqërie të sëmurë, pordhace, ksenofobe dhe pa kauza reale në historinë e saj. Kam parë policë në Kakavijë, ndërsa kthehesha nga Greqia, që i grumbullonin sikur kishin kapur shkelës kufiri në kohë të Enver Hoxhës dhe i shtynin drejt makinave, si policët racistë grekë, emigrantët tanë në vitet ‘90. Një turp i vërtetë.

Një popull i tëri refugjat, ku çdo shtëpi ka më shumë se një njeri emigrant, është ngritur e tëra në këmbë, se mos qëndron ndonjë sirian këtu.

Rrini të qetë se nuk qëndrojnë, jo për shkakun tuaj, por për ambicjet që i kanë vënë vetes dhe ata, të ikin në Gjermani apo diku tjetër. Por dhe duke ikur ashtu fshehurazi dhe të lebetitur nga lufta, ata po turpërojnë jo vetëm ata që i lënë në dete dhe pas muresh raciste, por dhe ne, që jemi bërë vigjilentë se mos rri ndonjëri të punojë arrat tona të lënë djerrë.

a.ç

Next Post
E mashtruan për blerjen e tokës, prona u vendos kolateral për kredi

E mashtruan për blerjen e tokës, prona u vendos kolateral për kredi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In