• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kryeministri polak bëhet cinik: Evropës i ka mbaruar karburanti

by Java News
22/02/2018 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polonia është përfshirë prej disa vitesh në një polemikë dhe marrëdhënie të tensionuar me Bashkimin Europian. Ligji për Gjykatën Kushtetuese, sjellja e partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, qëndrimet e fundit legjislative dhe publike për Holokaustin, të gjitha bashkë kanë përkufizuar një Poloni që është problem për narratiën monotone, njëngjyrëshe të stabilitetit të vlerave në Europë. Por duket se elita politike polake nuk vuan nga ndonjë kompleks në këtë drejtim dhe në shtjellimin publik të tezave të veta.

Në një intervistë për revistën e njohur “Spiegel”, kryeministri polak,  Mateusz Morawiecki, shpreh hapur pikëpamjet e veta për ato që janë çështje debate sot në BE. “Polonia është një vend shtet komb demokratik njësoj sit ë gjitha vendet e tjera të Europës. Dhe ne jemi pragmatistë. Ne kemi një problem me një pjesë të elitës politike europiane dhe me gazetarët, por jo me njerëzit e zakonshëm. 97% e investitorëve të huaj do të donin të vinin sërish në Poloni. Por ju keni të drejtë për faktin se ne duhet të shpjegojmë më mirë politikat tona”, shprehet ai.

Sipas tij kritikat e Brukselit për reformën në gjyqësor janë false dhe të pabazuara ndërkohë që përpjekjet e Polonisë kanë imponuar sjelljen prej partneri nga BE dhe jo më të një mësuesi. I pyetur për qëndrimin e Polonisë në raport me Europën, Morawiecki thotë se shumica e shoqërive në Europë dëshirojnë një Europë të Shteteve dhe jo një federatë, apo Shtetet e Bashkuara të Europës.

Ai ka vlerësuar rolin e NATO-s dhe rëndësinë e partneritetit transatlantic, si garanci për sigurinë dhe demoracinë në botë. I qartë dhe i hapur në qëndrimet e veta, kryeministri polka thotë se Europa nuk ka më ideale. Idetë kryesore të pas Luftës, si rritja ekonomike dhe ulja e papunësisë, integrimii vendeve ish-komuniste, paqja dhe ekonomiae tregut, nuk mjaftojnë më.

“Unë jam një idealist. Ne duhet të punojmë për ide të reja për Europën. Për mua ide do të ishin pyetje si p.sh si do të përballemi me robotizimin, me kapitalizmin e përshpejtuar, me transformimin e botës së punë përmes automatizimit dhe inteligjencës artificiale dhe me pabarazinë, që është rritur në mënyrë eksponenciale. Këto janë pyetjet e së ardhmes, unë jam dakord me Thomas Piketty në këtë”, shprehet ai, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Demarkacioni me Malin e Zi, Lista Serbe deklaron votën kundër

Demarkacioni me Malin e Zi, Lista Serbe deklaron votën kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In