• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri mbron vrasësit!

by Denis Dyrnjaja
14/06/2018 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja/

Pas shumë skandaleve me cilësinë dhe pasigurinë e ushqimeve, të llojit natyral dhe artificial mbërrin edhe një reagim i Kryeministrit të vendit. Ka kohë që në tregje dhe zonat e kultivimit prodhohen perime e fruta me lëndë të dëmshme për shëndetin e popullatës deri në rrezik për jetën. Gjendja është aq fatale sa këtë fakt e pranojnë që nga prodhuesit (kujtoj një investigim të emisionit Fiks Fare ku fermerët pohonin se ata vetë nuk i përdornin për familjet e tyre këto prodhime për shkak të nivelit të lartë të komikateve), deri te tregtarët e vetë konsumatorët që thonë se e dinë dhe njohin problemin, por nuk kanë çfarë të bëjnë sepse nuk ka mundësi alternative zgjedhjeje për t’u ushyer. Në këtë pikë kur skandali është i gjithpranuar ndërhyn kreu i qeverisë që thotë se prodhimet dhe kulturat tona bujqësore janë brenda normave e se ato eksportohen edhe në vende të BE-së. Pastaj kryeministri e moderon qëndrimin mbrojtës kur thotë se problemi ekziston, por ndërkohë nuk harron të thotë se nuk jemi aq keq si më parë. Pra në tërësi pranon që jemi keq por jo shumë keq. Tani të pranosh se ke probleme me rrugët se më mirë e se më keq edhe tolerohet, të pranosh se je më mirë se shumë keq me furnizimin me energji apo ujë të pijshëm edhe tolerohet. Por të pranosh si normalitet se ka probleme me cilësinë e prodhimeve ushqimore, por gjendja është disi më mirë se më parë është cinike, ironike por edhe një papërgjegjshmëri totale. Ushqimi i deformuar me lëndë kimike në sasi jashtë normave krijon probleme të mëdha për shëndetin e njerëzve. Lëndët kimike të paautorizuara që iu hidhen perimeve dhe frutave pa kriter, shkaktojnë dëmtime në organin tretës, stomak, zorrë, mëlçi dhe më së shumti në gjak. Këto lëndë janë të dëmshme për trurin dhe janë një gjenerues dhe suportues i qelizave kancerogjene. Kanceri tani nuk është më një sëmundje e rrallë, por është një sëmundje masive që nuk po kursen askënd, burra, gra, të rinj e fëmijë duke prekur familje të tëra. Nuk ka sot në Shqipëri një familje pa një të prekur nga kanceri. Ajo që po ndodh me produktet e tokës është kriminale, është një vrasje e heshtur që për qëllime përfitimi disa “urithë serash”, po ia shesin popullit edhe me para. Dhe pikërisht me qëndrimin e tij Kryeministrit i del në mbrojtje këtyre krimineleve të heshtur. Qëndrimi i Ramës në këtë rast është totalisht i gabuar sepse rreshtohet krah spekulantëve që shkatërrojnë jetë njerëzish. Problemi duhet shtruar ndryshe z. Kryeministër.

Së pari duhet pranuar se ndodhemi përballë një emergjence kombëtare ushqimore dhe duhen marrë masa urgjente për ndalimin e prodhimeve me nivel të lartë të preparateve kimikë që përdoren për rritjen e shpejtë të tyre. Së dyti duke kërkuar dhe iniciuar ashpërsimi i legjislacionit për të dënuar ashpër dhe fort çdo spekulant që shkatërron cilësinë e jetës së njerëzve me produkte jashtë standardeve dhr normave të lejuara.

Së treti duhen rritur kapacitetet e kontrollit dhe verifikimit, përmes zgjerimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por edhe duke futur në lojë me përgjegjësi profesionale dhe ligjore teknologë dhe agronomë të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi për certifikimin e produkteve bujqësore që në prodhim.

Dhe ajo që është më e rëndësishme është rritja e bazës verifikuese që lidhet me laboratorët e kontrollit që duhet të pajisen me aparaturat e nevojshme dhe të fjalës së fundit. Vetëm duke plotësuar këto kushte një drejtues qeverie mund të pretendojë e flasë për më shumë siguri ushqimore që nga fusha deri në treg. Në kushtet që jemi qëndrimi i Kryeministrit është i papërshtatshëm, jo bindës dhe për më tepër i papërgjegjshëm. Ka gjëra më të rëndësishme në këtë vend se sa beteja me aktorët apo shembja e teatrit. Paratë që po harxhohen për rrëzimin e teatrit kombëtar do të ishte më mirë të investoheshin për sigurinë ushqimore të popullatës për laboratorë e për burime njerëzore kontrolli. Jeta e njerëzve vlen më shumë sesa muret e një teatri dhe me jetën sidomos atë të fëmijëve nuk duhet bërë as propagandë, as politikë, sepse është mëkati më i madh. Zoti kryeministër mos i merr në mbrojtje vrasësit e popullit.

Next Post
Si të dalloni mjaltin origjinal nga ai i falsifikuar

AKU sekuestron 80 kg mjaltë të pakontrolluar, shoqërohen dy tregtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In