Postimi i Ramës:
“Kush gënjen
Në emër të qeverisë gjermane ka folur dje ambasadorja Susanne Schütz:
“Këndëvështrimi ynë është që zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë të lira dhe të ndershme dhe në përputhje me kushtetutën si dhe të zhvillohen në kohën e duhur. Dhe në këtë proces duhet të marrin pjesë partitë që dëshirojnë të jenë pjesë e procesit. Ne mendojmë se opozita duhet të kthehet në parlament që të japë kontributin e vet që të zbatohet Reforma në Drejtësi, për të cilën Gjermania ka dhënë një kontribut të qenësishëm”🇦🇱🇩🇪”