• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kryeministri ka përballë historinë/ Veteranët e UÇK, protestë kundër Albin Kurtit: Kurrë nuk e deshi luftën

by Java News
05/06/2022 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protestës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do t’i bashkohet edhe Partia Socialdemokrate e Kosovës, njoftoi kryetari i këtij subjekti, Dardan Molliqaj.

Për protestën e OVL UÇK-së që do të mbahet të hënën rreth kundërshtimit e Projektligjit për plotësim-ndryshimin e ligjeve që përcaktojnë përfitimin në rritjen e pagës minimale ku lajmërohet se nuk janë parashikuar edhe kategoria e veteranëve të luftës, Molliqaj tha se “nesër do të jemi në shesh”.

“Nesër do të protestoj! Nesër do të protestoj. Bashkë me veteranët e UÇK-së që shteti i braktisi. Bashkë me ata që na e sollën lirinë e përpjekjen e të cilëve qeveria po e dënon. Bashkë me ata, të vetmit që shteti nuk i ndihmoi fare gjatë krizave t’kësaj kohe”, shkroi Dardan Molliqaj.

Molliqaj nuk i kufizoi as kritikat ndaj qeverisë së Kryeministrit, Albin Kurti, për të cilin tha se ky i fundit “nuk i do veteranët”.

“Dha para me miliona për biznese të mëdha, kurse veteranët don t’i lë edhe nën pagën minimale. Sepse nuk i do. Sepse kurrë s’e deshti luftën e tyre.  Prandaj i sulmoi vazhdimisht. Ani pse vetë është veteran i rrejshëm”.

“Nesër do të jemi në shesh, bashkë me ata që jetën e tyre e lanë peng për lirinë tonë. Dhe do të jemi bashkë me ta, përherë. Sepse lufta e tyre është projekti i lirisë, i barazisë e i progresit”, përfundoi Kryetari i PSD-së.

Përveç PSD-së, protestës së OVL UÇK-së është lajmëruar se do t’i bashkohet edhe Lëvizja për Bashkim.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, në një konferencë për media lajmëroi për problemet e mëdha me të cilat përballen veteranët e luftës, përkatësisht rreth pensionit të veteranëve.

“Kemi probleme edhe në Zyrën e kategorive të dala nga lufta. Është e turpshme kur veterani vdes dhe bashkëshortja nuk mund ta gëzoj pensionin, ose është turp kur për disa probleme teknike veterani nuk mund ta marr pensionin”, ka thënë Klinaku.

“Ne do të protestojmë të hënën në orën 10:00 dhe do të fillojmë të grumbullohemi për ta kundërshtuar ndryshimin për ligjin që është duke e bërë Kuvendi i Kosovës. Ata po bëjnë lojëra me popullin. Ai ligj nuk është në fuqi dhe ai ligj do të hyj në fuqi kur të kryhet kategorizimi. Ligji që po thirren ata nuk është në fuqi. Kjo qeveri në vend që të rris pagën minimale për të gjitha shtresat, ata e bëjnë temë veteranin e luftës pikërisht për të mos ta bërë këtë gjë”, tha mes tjerash Faton Klinaku./m.j

Next Post
Studimi: Ja dhjetë profesionet që asnjë grua nuk mund t’i rezistojë

Studimi: Ja dhjetë profesionet që asnjë grua nuk mund t’i rezistojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In