Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu sëbashku me një delegacion ekonomik të shtetit do të arrij në Serbi për të zhvilluar një vizitë dy ditore. Zyrtarët e të dyja shteteve do të marrin pjesë në një forum biznesi mes Turqisë dhe Serbisë.
Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, po ashtu kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Maja Gojkoviç ku do të flitet për çështjet më të rëndësishme ekonomike. Ky takim është paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Serbisë.
Nga delegacioni turk pjesë do të marrë edhe presidenti i Komitetit Ekonomik për Marrëdhënie të Jashtme, Omer Cihan Vardan,