• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri i Hungarisë, mik i Berishës, akuzon Ramën: Ndërhyri në punët e Maqedonisë

by Java News
21/03/2017 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kritikuar qeverinë shqiptare se ka ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë. Gjatë një vizite zyrtare në Shkup, Orban e quajti të papranueshme çdo ndërhyrje të brendshme në politikën e ditës në Maqedoni.

“Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë. Ndërhyrjet e Tiranës janë të papranueshme”, deklaroi Orban. GSH.al shkruan se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e falenderoi kryeministrin hungarez për kërkesën që ky vend ka ngritur në Bruksel, që Bashkimi Europian të dënojë Shqipërisë se po fut hundët në politikën e vendit fqinj.

Në fakt, pak ditë më parë ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto (i cili ka qenë pak kohë më parë edhe në vizitë zyrtare në Tiranë) deklaroi se Hungaria do të kërkojë nga vendet e tjera të BE-së që të dënojnë “platformën shqiptare” për krijimin e një qeverie të re në Maqedoni.

Kreu i diplomacisë hungareze e mbajti këtë qëndrim gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel. Sipas mediave maqedonase, ministrat e Jashtëm austriak dhe grek, Sebastian Kurz dhe Nikos Kotzias janë të gatshëm ta dënojnë publikisht atë që nga Shkupi zyrtar po quhet “Platforma e Tiranës”.

Në fakt, ministri i Jashtëm austriak e shpalli hapur mbështetjen e tij për Nikolla Gruevskin kur pranoi të bënte fushatë elektorale për kryeministrin maqedonas vetëm pak orë para ditës së votimit.

Ajo që quhet “platforma e Tiranës”, sipas Gruevskit është bashkimi i partive shqiptare për të mbështetur Zoran Zaev, sipas udhëzimeve konkrete të Tiranës zyrtare.

KUSH ESHTE VIKTOR ORBAN

Kryeministri i Hungarisë është një politikan kontrovers, metodat e tij jo fort demokratike dhe vokacioni pro-rus, shkakton shqetësim konstant në Bruksel. Ai është një anti-Sorosist i tërbuar. Por, po t’i besosh ish-kryeministrit Berisha, ai është një “pro-shqiptar i shquar”.

Berisha e ka takuar disa herë Orbanin, edhe pasi la detyrën në krye të ekzekutivit. Ja ç’shkruan ai pas një takimi me kryeministrin e Hungarisë në vitin 2014.

“Të dashur miq, sot paradite u prita në një takim nga miku im i shquar dhe i shqiptarëve, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri, përpjekjet e Partisë Demokratike për të mbrojtur dhe zhvilluar vlerat e demokracisë në vend, revanshin e egër të qeverisë ndaj opozitës dhe institucioneve të pavarura, zëvendësimin e shtetit ligjor me shtetin policor, recesionin dhe kolapsin ekonomik si dhe lidhjet e ngushta të mazhorancës me krimin e organizuar.

Në takim i diskutua gjerësisht mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekzistues të rëndësishëm të partive tona simotra. Unë shfrytëzova rastin për t’i shprehur kryeministrit Orban dhe qeverisë së tij mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian si dhe Partisë Demokratike në përmbushjen e misionit të vet. Takimi ishte i hapur dhe i përzemërt”, shkruante Berisha në “Facebook” më 15 dhjetor 2014.

a.ç

Next Post
A po “shpëton” Ligji për spiunët prej Reformës në Drejtësi?!

“Dosjet e Sigurimit”, kërkohet të bëhet transparente e shkuara e zyrtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In