Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të premten se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë janë “një hap drejt luftës”, duke intensifikuar kritikat kundër strategjisë së Brukselit, të cilën ai e konsideron “të rrezikshme”, shkruan BBC.
“Pak nga pak ne po rrëshqasim drejt luftës”, paralajmëroi ai, duke shprehur shqetësimin për akumulimin e masave të miratuara për të sanksionuar ofensivën ruse në Ukrainë.
Orban kundërshton edhe propozimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë Ukrainës ndihmë prej 18 miliardë eurosh në vitin 2023 në formën e kredive, interesat e të cilave do të shlyheshin nga vendet anëtare të BE-së.
“Hungaria nuk do të pranojë që anëtarët e BE-së të kontraktojnë së bashku hua për të ndihmuar Ukrainën”, ka thënë ai në një konferencë, njoftoi agjencia MTI.
Ai preferon që të paguhet një shumë e vetme, e ndarë “drejtësisht” midis 27 vendeve anëtare.
/e.d