Kryeministri Edi Rama ka shtruar mbrëmjen e së martës një Iftar me rastin e muajit të Ramazanit në Kryeministri.
Kreu i qeverisë u shpreh se Iftari është një mundësi e veçantë për të përjetuar një hapësirë bashkëjetese të çiltër.
“Pjesëmarrja në një Iftar, prej kampeve të ndryshme, nuk është vetëm shenjë respekti, por edhe një mundësi e veçantë për të përjetuar një hapësirë bashkëjetese të çiltër”, tha Kryeministri.
Kryeministri kërkoi të ndajë edhe terroristët e ISIS nga feja myslimane, duke thënë se ideologjia e tyre është ideologjia e barbarisë.
“Militantët e ISIS, pasi ekzekutuan një grup të krishterësh pak kohë më parë në Palmira, po përgatiten të shkatërrojnë me dinamit këtë trashëgimi botërore, po ashtu edhe disa qytete të tjera në Irak dhe në Siri”, Tha Rama.
TCH