• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në repartin e hemodializës në Lezhë

by Java News
18/10/2016 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjeti i shërbimit të hemodializës po shtrihet hap pas hapi në të gjithë vendin.

Për herë të parë në Spitalin Rajonal të Lezhës ofrohet ky shërbim jetik për pacientët që e kanë të nevojshëm atë.

42 të sëmurë me insuficience renale, të cilët ishin të detyruar të udhëtonin së bashku me familjarë të tyre drejt Shkodrës apo Tiranës, 3 herë në javë, për të kryer hemodializën, – që prej datës 1 tetor, i dhanë fund kalvarit të vuajtjeve fizike dhe shpirtërore, por edhe shpenzimeve marramendëse, duke e marrë këtë shërbim në kushte optimale dhe standarde bashkëkohorë pranë Qendrës së re së Hemodializës në Spitalin rajonal të Lezhës.

Qendra e re e hemodializës, e treta e këtij lloji në vend, pas atyre të Vlorës dhe të Shkodrës, është investim prej 500 mijë dollarësh i partneritetit publik-privat.spital-lezhe-hemodializa

Në këtë qendër janë instaluar 10 + 2 poste trajtimi (dy poste në salla të veçanta për pacientët me Hepatit C dhe HIV), për të kryer trajtimin e pacientëve vetëm në 2 turne. Në të ardhmen, shtimi i makinave dhe i posteve të hemodializës mund të rritet proporcionalisht në funksion të nevojave të pacientëve. Teknologjia e instaluar tashmë dhe vënë në funksion, si dhe impianti i aspirimit dhe i kondicionimit të përdorur janë të standardeve më bashkëkohore dhe me parametrat me modernë për kryerjen e hemodializës klasike. Qendra është e pajisur me laborator të brendshëm, i cili mundëson kryerjen e testeve laboratorike sipas protokollit të miratuar të hemodializës në mënyrë të menjëhershme. Po kështu, për të siguruar trajtimin e pacientëve pa asnjë ndërprerje qendra është e pajisur me gjenerator dhe UPS.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte sot në këtë qendër ku u takuan me mjekë dhe pacientë të cilët po merrnin këtë shërbim.
Pacientët, disa prej tyre të trajtuar edhe në spitale jashtë vendit u shprehën se ndiheshin të kënaqur me kushtet tejet moderne dhe shërbimin model të stafit mjekësor, të cilat nuk kishin asnjë dallim me atë të ofruar në spitalet evropiane. “Kam 6 vjet që e bej hemodializën. Fillimisht e kam filluar në Itali, më pas kam ardhur te “Nënë Tereza”. Rruga na lodhte, verës sidomos, prej të nxehtit, na binte tensioni. Tani shërbimi është shumë mirë.” – u shpreh një paciente.

“Nuk mund ta krahasoj as me Italinë. Atje kam bërë dializë. Si aparatura, si shërbim nuk mund ta krahasoj as me atë atje, matanë.” u shpreh një pacient tjetër i cili ka tre vjet kryen dializën.

Për këta pacientë një lehtësim i madh është edhe shkurtimi i shpenzimeve të rrugës, si dhe reduktimi i kohës së pritjes, në jo pak raste rraskapitës për gjendjen e tyre shëndetësore. “Veç asaj që kemi hequr ato rrugët e Tiranës, vajtje-ardhjet, në 10-11 të darkës shkonim në shtëpi, 3 herë në javë, plus familjarin me ne, plus shpenzimet etj. etj. Për mua kjo është super, shërbimi është i mrekullueshëm, aparaturat normalisht, kushtet, gjithçka është sterile, gjithçka mirë. Sinqerisht të shtrëngoj dorën për iniciativën, që e ke mbajt fjalën.” – shprehet një paciente teksa kryen hemodializën.

Të njëjtin opinion ndajnë edhe pjesëtarët e stafit mjekësor të cilët shprehen të kënaqur me kushtet e punës. “Kushtet janë të gjitha si për ne, si për pacientët, unë personalisht jam e kënaqur që punoj këtu.” – u shpreh një infermiere e cila kryente shërbimin pranë pacientëve.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj shpjegoi se pas kësaj qendre të re do të vazhdohet me hapjen e qendrave të tjera në Korçë dhe Elbasan, duke rritur në këtë mënyrë kapacitetet për të pritur pacientë të tjerë.

“Ky është shërbimi i ri i Hemodializës në Spitalin Rajonal të Lezhës. Nuk ka ekzistuar përpara në Lezhë një shërbim i tillë. Është Qendra e tretë që hapim pas Shkodrës dhe Vlorës, do vazhdojmë dhe me Korçën dhe me Elbasanin. Besoj se deri në fund të nëntorit do të shkojmë diku te 48 të sëmurë. Këta pacientë deri më parë e bënin o në Shkodër, o në Tiranë, 3 herë në javë, lëvizin, edhe me familjarë zakonisht.”Ministri Beqaj bëri të ditur se për pacientët që kryejnë hemodializë do të ketë lehtësime edhe për vizitat që ata kryejnë pranë mjekut nefrolog, si dhe në marrjen e medikamenteve, duke eliminuar radhët e pritjes për recetën mjekësore.

Next Post
LG hedh në treg LG v20

LG hedh në treg LG v20

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

March 12, 2026
Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

March 12, 2026
Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In