Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjetin social Facebook me qytetarët mbi cështje të ndryshme. Disa kanë kritikuar Rilindjen si koncept, disa pagesën për ndihmën ekonomike, ligjin e mbetjeve, pagesat e mbifaturuara të dritave dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
“Mbetëm në kurbet o zoti Edi”, shkruan një qytetar. Kreu i qeverisë ka gjetur kohë të kthejë përgjigje shumë syresh, dhe për qytetarin në fjalë.
Qytetari: Ti rilindjen e kupton me ndryshimin e modelit te flokeve nga ballaboks ne skorpions, me sa duket! Te rilindesh, me se pari, duhet te lahesh e te pastrohesh. Te mbushesh barkun. Te vishesh me ca rroba te pastra. Te mesosh te flasesh europiance, e pastaj te mendosh per look-un sipas modes. Une keshtu e mendoj rilindjen.
Edi Rama: Elton, jam shume dakord dhe ja si e “perkthej” une parukerine tende linguistike: Te lahesh nga borxhet; te pastrosh pisllekun qe nuk i le sektoret te marrin fryme; te mos ngopesh duke marre borxh te ardhmen e femijeve, po te ushqehesh me aq sa arrin te shtrosh ne tryeze; te reformosh menyren e organizimit te jeteses pa u munduar te dukesh ai qe nuk je, po per tu bere ai qe deshiron te jesh; te mos biesh viktime e mllefit po te ruash pastertine e gjuhes; dhe natyrisht te ecesh me ritmin e kohes😀 Nese do ta shohesh kete “perkthim” sektor per sektor, ti do kuptosh se rilindjen e kuptojme njesoj dhe ajo qe une bej, eshte ajo qe ti mendon✌️
Qytetari: Thesar i thua mbeturinave me duket eh te mjeret ne cfare politikanesh qe kemi
Edi Rama: S’ke faj Elion, 25 vjet shkolla u be hajgare dhe keshtu sot, thesareve u thuhet mbeturina! Prandaj duhen reformat me themel, qe gjenerata tjeter te mos ngaterroje thesaret me mbeturinat!
Qyetari: Ndahen aty, por gjithsesi ne nje kazan do hidhen me mbrapa. 😏
Edi Rama: E vertete! Kjo eshte edhe sfida, prandaj duhet fuqizuar industria e riciklimit nga njera ane dhe duhet pershkallezuar perpjekja emancipuese e bashkive, e shoqerise civile dhe e vete qeverise nga ana tjeter! Nderkohe qe ne zonen e Korçes po perfundon edhe fusha teknologjike e plehrave, ku po ndertohen edhe zonat per mbetjet e riciklueshme. Te cilat bashkite aksionere do t’ia shesin me pas fabrikave te riciklimit😀
Qytetari: O zoti Edi Rama po te drejtohem keshtu sepse nuk mendoj se je socialist te kam dhene voten une me gjith familjen time per nje te ardhme me te mir nuk desha hater por nje te drejt qe nuk e gjeta kurr i ke dhene keshit dhe zyrave te permbarimit kaq prioritet sa po ja marin shpirtin ktij populli kam bere nje ankese per mbi faturim dritash deri ne drejtori te stadiumi Dinamo te pakten nje akt marveshje te re 1 vit pa drita me familjen u shkaterrova ngela vetem me nje plake 90 vjec dy cunat 24 dhe 25 vjec te pa shpresë dhe te pa pune kishte raste qe nuk e dija ku i zinte nata sepse nuk kishte drita ne shpi prej teje fitova nje pune dhe nje plum ballit falemnderit ta dish si puna ime ka shumë
Edi Rama: Altin, me shkruaj adresen te interesohem per rastin, por shteti ka rregulla dhe rregullat vlejne njesoj edhe per socialistet edhe per demokratet! Dhe tanime e dine te gjithe, dritat paguhen nuk merren falas, nderkohe qe per me te varferit ky shtet paguan nga arka e tij 16 milione dollare kompensim per faturen e dritave mbi nje shume te caktuar.
Qytetari: Ka lezet kur i zgjidh gjerat me shtetin mafia dhe nuk ka nevoje te vriten njerezit rrugeve.
Edi Rama: Kjo lloj ironie s’ka asnje lezet, sepse per shtetin sot ka shume gjera qe ende jane larg se funksionuari si duhet, po ama nje nga gjerat qe s’mund te thuhet kurre eshte lidhja me mafian apo me krimin! Natyrisht kete e thote perdite Saliu dhe gjithe politika e mediat e kazanit, po kjo nuk i ben shpifjet te verteta, as ironite te lezetshme… Shendet Kastriot!
Qytetari: Edi Rama jam socialist si puna jote ..
Besoj tek puna jote … pas ngjarjes se djeshme qe ndodhi ne fshatin dajc te shkodres dhe shume ngjarjeve te tjera ..
Ka mundesi te besh ndonje ligje me te rrepte kunder armebajtjes pa leje. Me me shume burg dhe me Gjoba stratosferike.
Sepse per fat te keq qe ne kohen e Saliut (gomarit) gjithe populli eshte i armatosur.
Shpresoj qe te lexosh mesazhin Tim zoti Kryeminister Edi Rama
Edi Rama: Ligjin per armembajtjen pa leje e kishim ne rregull, por e lehtesoi maksimalisht Gjykata Kushtetuese me nje vendim skandaloz, nga gjobe deri 3 vjet burg, dhe ne gjykatat e korruptuara qe presin fshesen e Reformes ne Drejtesi, ku e drejta e jetes dhe e prones jane ato qe shqelmohen me kollaj, armembajtesit pa leje i’a hedhin rendom me gjobe!!!
Qytetari: Se kuptoj kete qeverri as ajo qe iku as ajo qe do vij pas kesaj gjirafe qe vec flet e mburret pa bereqet a se kuptoni qe ne rroskovec jan shum gjera manget or djale ska ligj ska doktorat skane buk me henger e ti
Na shet mend me rruget ma va fajin …jeni bere qesharak dhe se kuptoni qe po ja hiqni buken nga goja dhe po hidhni gure ne rrug e asfalte pse s i nxirrni nga xhepi leket per te bere investime po po vidhni edhe ate kur buke shqipetareve te gjore
Edi Rama: Ndarja me publikun e Informacionit per gjerat qe behen Ledi nuk quhet mburrje, nderkohe qe mangesite ne Rroskovec e ne gjithe Shqiperine, ji e bindur se per shkak te detyres i njoh me mire se sa kushdo dhe te siguroj se jam shume i vetedijshem per to! Por te siguroj po ashtu se ligj sot ka shume me teper se 3 vjet me pare dhe jo vetem nuk po i heqim kujt buken nga goja, po po investojme me te gjitha mundesite qe njerezit te kene me shume se ç’kishin 3 vjet me pare, ne çdo aspekt! Padyshim duhet shume me teper, po punet e mira nuk behen me magji sa hap e mbyll syte dhe nje vend i rrenuar per cerek shekulli nuk rilind, as me te shara, as me padije, as pa veshtiresi e mundime te medha! Edhe diçka, dashurine per vendin e vet, njeriu e tregon ne radhe te pare duke folur e shkruar mire gjuhen e tij😀
Qytetari: Nuk duam beton ne po pune se ngelem kurbet o zoti edi
Edi Rama: Erjon, jane 27 mije vende te lira pune aktualisht vetem ne zyrat e punes ne Shqiperi, dhe sa per betonin nuk e di si do te dukeshin ty rruget atje ne kurbet, po te ishin plot gropa e pa kanalizime, siç ishte kjo rruga qe ishte bere makthi i njerezve ne Roskovec!…😀
ma.me