• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kryeministër, lëri më mirë turqit e dëgjo Bashkimin në mëngjes!

by
08/09/2015 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në median online është emetuar një letër me të cilën kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama u drejtohet ashpër dhe kërcënueshëm ministrave të tij. Një qarkore, të themi, hartuar me një sintaksë tipike të tijën, ku metaforat e zakonshme popullore ia theksojnë mendimin e turbullt. U përvishet hapur të gjithë ministrave të vet, duke i kërcënuar me largimin nga anija e tij. Në fakt, arroganca e kapitenit dhe përcaktimet me simbolikë Turqinë e vjetër, që e përmend shpesh e patakt, duken thjesht akuza virtuale dhe të përgjithshme, që përpiqen të fshehin dështimet dhe fryrjen e madhe, me të cilën është prezantuar. Ndërkohë që mund t’ua kursente vartësve, krejtësisht të frustruar prej tij, këtë gjuhë. Nga ana tjetër, angazhimi i tyre i dobët, që veç të tjerave vjen dhe nga formimi jo i mirë i shumicës syresh, por të zgjedhur ekskluzivisht prej tij, matet me shifra dhe fakte. Dhe, kryeministri i ka gati mekanizmat si Kontrollin e Lartë të Shtetit, atë të Pasurive etj., e me radhë që mbi bazën e relacioneve t’i çojë para përgjegjësisë. Por, kjo mungon ashtu si vetë kryeministri ka treguar mungesën e theksuar të taktit, teksa deri më tani ka reaguar fare pak ndaj kritikave. Në të gjithë këtë kohë ka vetëm fushata dhe improvizime, kurse sa i përket etikës me të huajt, që ua përmend vetë vartësve, mund të kujtojë veten sesi rri përballë ambasadorëve duke para telefonin e vet. Por më e rëndë është termi “turkoshak” në cilësimin e mendësisë së tyre, që i përket gjuhës së një regjimi, të cilit i jemi larguar dhe për fatin e keq të tij, Partia që drejton mbahet ende si pasardhëse.

E keqja tjetër e madhe është personalizimi dhe dukja e madhe që qëndron tek Rama dhe instinktivisht është projektuar e gjallë tek të gjithë ministrat, të cilët sillen njësoj në fushat përkatëse. Për këtë askujt nuk i vjen keq sepse shpesh ua kanë theksuar, madje edhe deputetët e tij, dhe ai i ka mbrojtur publikisht, qoftë edhe në parlament.

Në të vërtetë, që të shikosh sesa ka ndryshuar Shqipëria, Rama, s’ka nevojë të ndjejë talljen e ambasadorëve; të marrë pasqyra rezultatesh nga ministritë (që janë të nevojshme, gjithsesi); të bëjë mbledhje qeverie pafund, por thjesht të tentojë të zgjohet pak më shpejt dhe të dëgjojë emisionin e Bashkim Hoxhës, ku njerëzit, njësoj si në kohën e drejtimit të Berishës, përsërisin të njëjtat halle dhe shqetësime ndaj shtetit të tyre indiferent. Vetëm se këtë nuk mund ta dëgjojë Rama, ashtu si nuk mund të dëgjojë edhe ato që i thonë shpesh se: Shqipërisë i mungon një model i vërtetë i zhvillimit ekonomik, anipse tashti jemi të futur në kornizat ndërkombëtare që na monitorojnë; burokracia e tij ka mbetur sërish e pazhvilluar dhe arrogante, ashtu si, qeveria e tij më shumë punon për dukjen sesa problemet e vërteta.

Për të ardhur keq është se politika jonë vazhdon megjithë parametrat demokratikë që i mvesh vetes me llojin e gjykimit, që çdo gjë e bën i pari dhe të tjerët vetëm duhet ta ndjekin. E kështu, të gjithë bëjnë kinse sikur punojnë, sepse e di Njëshi. Ky lloj personalizimi, që duket me këtë letër-qarkore, s’ka lidhje fare me shtetin e të drejtës, ku seicili duhet të jetë edhe Ramë në punën e tij, por edhe modest deri në pafundësi. Po s’ia vlen të zgjatemi më, mjafton që vetë kryeministri dhe njerëzit e tij të dëgjojnë emisionin e Bashkimit, ku njerëzit përsëritin të njëjtat halle, e të kuptosh se shteti i të drejtës mungon ende dhe jo prej thjesht burokratëve partiakë, që janë kudo; ministrave, që Rama i kritikon me të drejtë, por shëmtuar; dhe vetë atij, që ende se kupton barrën e rëndë të kryeministrit të vendit, që lëngoi vërtet 1 shekull më parë nën Turqinë osmane.

Next Post

Aktoret që u "penduan" për skenat nudo në filma (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In