Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim Monika Kryemadhi ka qenë sot në Leshnicë të Progradecit, nga ku ka dhënë edhe një mesazh.
Në një postim të bërë në Facebook, ajo ka shkruar se nuk ka pasur “asnjë interesim nga qeveria për t’i kthyer në vlerë materiale mundin dhe djersën e njerëzve punëtorë dhe atdhedashës së Leshnicës. Kryeministri i përshëndet me pamje nga Monako, ndërsa banorët e këtij fshati duan që prodhimet e tyre të mos kalben dhe t’i hedhin në kanale”.
“LSI i ka prioritet fermerët shqiptarë. Ata japin 22% të prodhimit bruto të vendit dhe sot nuk marrin pas as 0.7% të buxhetit të shtetit. Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP dhe oligarkët. Me shumë paguhen ata për punë të pa kryer, se sa ka subvencionime për njerëzit e punës dhe sakrificës.”, ka shkruar a ajo më tej.
g.kosovari