• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi u bën biografitë kandidatëve të PS: Goli do të bëhet nga porta në portë…

by A R
10/03/2021 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përmes një dalje publike i është përgjigjur kryeministrit Rama, pas deklaratave të këtij të fundit, që në njëfarë mënyre intimidonin opozitën e bashkuar.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se 25 prilli është data e skadencës së qeverisë Rama. Sipas saj, LSI dhe PS nuk mund të bëjnë kompromise dhe shtoi se kryeministri Rama këto 8 vite e ka lënë vendin në kushte të vështira.

“Sot në vend të parë kemi Etilda Gjonaj, deri dje të parin kishim Xhafajn por sot e kemi të 23. Të na shpjegojë Etilda lidhjen me lojërat e fatit dhe lidhjet me bandit që i degdisi në Itali për të mos gjykuar me SPAK-un. Evis Kushi që po e çon arsimin shqiptar drejt tjetërsimin e gjuhës shqipe. E them këtë sepse arsimi shqiptar është arsimi që fëmijët e shqiptarëve nuk do të mësojnë asnjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës shqipe dhe ato që janë parashikuar nga Konventa dhe jo gjuhën e njeriut që ia lëviz fijet si do vetë. Rama e di shumë mirë që arsimi shqiptar nuk do të jetë pjesë e listës së largët. Pse lista e Edi Ramës është humbës? Është e qartë, ai është humbëse dhe kjo do të dëshmohet me 25 prill.

Rama rriti taksat, energjinë elektrike, çmimin e bukës, vendosi para në parkingjet e Tiranës që paguhen 4-5 herë nga qytetarët. Edi Rama rriti taksat e pastrimit, Rama grabit xhepat e shqiptarëve për të pasuruar veten e tij. Edi Rama ka një problem shumë të madh sepse shkatërron prodhimet e fermerëve, sepse Edi Rama krijon importin dhe liron hapësira pa fund, për prodhimet e huaja. Edi Rama ka frikë nga lista e LSI, sepse lista jonë është lista e socialistëve të vërtetë, ndërsa Rama nuk ka asnjë socialist. E ato pak që kishte i largoi, i fyeu e më pas it ha nuk iu dua. Rama ka frikë, sepse ka frikë nga vendet e reja që LSI krijon për të rinjtë. Ka frikë nga arsimi, shëndetësia cilësore që do i ofrohet shqiptarëve. Rama ka frikë nga LSI sepse s’bën kompromis me to, ka dy qëndrime të ndryshme. Qëndrim të ndryshëm nga oligarkët. LSI ka një qëndrim kundër shpopullimit. Edi Rama ka një problem të madh me LSI, sepse ai nuk mund të tjetërsojë vullnetin e të rinjve shqiptarë. Edi Rama nuk ka ç’të thotë për LSI e di shumë mirë që goli i 25 prillit nuk është i LSI, por i shqiptarëve, që nuk bëhet as me offside, as me portë bosh.

Goli do të bëhet nga porta në portë dhe atë do e bëjnë socialistët e vërtetë. Data jote e skandencës është 25 prilli, rruga jote do të jetë shumë e thjeshtë. Duke pasur të gjitha televizionet, SPAK-un, OFL, çdo gjë, por ama nuk ke me vete popullin shqiptar, sepse i ke mashtruar, gënjyer. Edi Rama ti je vetëm një burrë, që do ngelesh një humbës. Do mbahesh mend si njeriu që shkatërroi shqiptarët. Do mbahesh mend si njeriu që shqiptarët e tërhoqën zvarrë më 25 prill”, tha Kryemadhi.

/a.r

Next Post
Floriana Garo shfaqet nga selia blu: Listat e Bashës sjellin shpresë dhe ndryshim

Floriana Garo shfaqet nga selia blu: Listat e Bashës sjellin shpresë dhe ndryshim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

April 10, 2026
Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In