Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar takimet me Librazhdin.
Përmes rrjeteve sociale, ajo shprehet se ka ardhur koha që të kemi një qeverisje, që kujdeset njësoj për të gjithë.
STATUSI I PLOTE
Qytetarët e Librazhdit ndjejnë përditë e më shumë peshën e keqqverisjes së Rilindjes. Rinia e sheh të ardhmen jashtë Shqipërisë, në kërkim të mundësive për punësim dhe shkollim.
Bashkë me Sokolin u takova sot me shumë qytetarë të zhgënjyer, që të gjendur mes papunësisë, kostove të larta të jetesës dhe arrogancës së qeverisë, kanë vendosur të mbledhin forcat për 25 Prillin, ditën kur dënojmë me votë ata që këto vite u kujdesën vetëm për mirëqenien e miqve dhe jo për qytetarët dhe familjet e thjeshta të Librazhdit e të Shqipërisë.
Koha për qeverisje që kujdeset për të gjithë njësoj. Koha ta bëjmë Shqipërinë shtëpi.
/a.r