Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me strukturat e LRI-së, në njesinë Nr2. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se puna e LSI-së është të jetë gjithmonë në kontakt me njerëzit. Kryemadhi u shpreh se shteti shqiptar është kalbëzuar dhe se 94 % e shqiptarëve mendojnë se vendi është më i varfër nga ç’ka qenë.
Nuk do ndalemi, tani puna jonë është me njerëzit. 94 % e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është më e varfër se ç’ka qenë. Edhe socialistët, edhe ata që nuk votojnë kurrë mendojnë si ne. Të qenurit me LSI-në do të thotë të jesh vetvetja.
Në fund të fundit, nëse një njeri një familjar, nuk ka shtëpi, ç’kuptim ka jeta. Kemi dëgjuar gjëra nga të më të ndryshme. Doli haptaz në ditë me diell që kemi një mazhorancë që ka blerë votat.”,- tha Kryemadhi.
/a.meta