• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi sulmon ndërkombëtarët: Shurdhë e qorra, po djegin Shqipërinë! Ka dy fjalë edhe për Palemerin

by Java News
06/07/2019 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë televizive dhënë pasditen e sotme, Monika Kryemadhi nuk ka lënë pa sulmuar ndërkombëtarët, për të cilët fillimisht tha se janë ose qorrë ose shurdhë, që nuk shohin e dëgjojnë të palarat e qeverisë.

“Ne kemi një strategji që do e ndjekim hap pas hapi. Sot strategjia jonë nuk është 13 tetori se do edhe 3 muaj. Sot strategjia jonë është për të kuptuar se kush është Edi Rama te disa ndërkombëtarë që o janë shurdh, o memec ose qorra. Ne deri në 13 tetor do tu japim atyre dritën e syve dhe zërin e arsyes”, tha kryetarja e LSI – referuar ambasadorëve të akredituar në Tiranë.

Por ajo vijoi më tej duke i sulmuar hapur ndërkombëtarët, me një ftesë për shqiptarët që të mos i dëgjojnë se nuk janë ata Zotërit e vendit.

“Ndërkombëtarët nuk janë zotë të Shqipërisë, janë turistë. Forcojnë bizneset e tyre në Shqipëri, e djegin Shqipërinë me bizneset e tyre prej një marrëdhënie bilaterale me qeverinë. Por ka një problem se këtu prej 4 vitesh nuk ka më investitorë të huaj, ndërsa shtohen kompanitë fantazmë. Kemi pasur një kompani gjermane te Aeroporti i Rinasit, ndërsa tani thonë që është kineze, por se dimë çfarë është. Kemi kompani off-shore që vijnë e marrin nga Shqipëria e s’lënë asgjë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, në fund dy fjalë i pati edhe për aludimet se ka pasur një kërcënim të hapur nga DASH dhe më konkretisht nga Matthew Palmer ndaj saj dhe Bashës, se LSI dhe PD do t’i shpallte organizatë terroriste nëse ushtronin dhunë në 30 qershor.

“A u trembët ju nga deklaratat e zotit Palmer?”, ishte pyetja, që Kryemadhi iu përgjigj duke thënë: “Dëgjo është mashtrim ajo”.

“Intervista e Palmer ishte dy ose tre ditë para se Presidenti të shpallte datën e re të zgjedhjeve. Beteja jonë s’është me Palmerin. Pse kujtonit ju se do dilnim ne të digjnim kutitë që Edi Rama të thoshte votuan 45% e shqiptarëve po mi dogjën këta. Ai mund të bëjë votime te Partia Socialiste”, shtoi më tej Kryemadhi./l.m

Next Post
Rikthehet çështja bërthamore e Iranit në ANEB

Rikthehet çështja bërthamore e Iranit në ANEB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In