Sulmi i opozitës ndaj ndërkombëtarëve në Shqipëri është diçka e përsëritur.
Monika Kryemadhi në emisionin “Përballë” në RTSH, fajësoi ndërkombëtarët për situatën në Shqipëri, duke i bërë përgjegjës për instalimin e diktaturës.
“Ndërkombëtarët po ndihmojnë në instalimin e diktaturës në Shqipëri. Ka shumë fajtorë, duke filluar nga lobistët që paguhen me taksat e shqiptarëve. Nuk jemi kalamaj që ndërkombëtarët të tallen me ne, qoftë ambasadorët, qoftë zyrtarët.”, deklaroi Kryemadhi
Kryemadhi deklaroi se ndërkombëtarët i quajnë shqiptarët ‘shpellarë’.
“Ata i quajnë shqiptarët shpellarë. Por nuk mund të tallen me ne, të pakten me LSI”, tha Kryemadhi, shkruan javanews
Javanews/a.ç