• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi si Shkëlzen Berisha: Rama nuk ka patentë…

by Java News
01/06/2017 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimeve të zhvilluara me mbështetësit e PS në mbarë vendin, kryeministri Rama ka përdorur shprehjen se “nuk mund t’i jepet makinës me dikë në prehër”. Me këtë shprehje, kryeministri ka dashur të thotë se e do timonin ta drejtojë vetë, dhe jo me dikë tjetër, duke iu referuar bashkëqeverisjes me LSI.

Por përgjigjën për këtë ia ka dhënë sot, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga studio e “News24”.

Në rubrikën “Opinion”, Kryemadhi tha se kryeministri Rama ka probleme me lejen e drejtimit të mjetit. E njëjta batutë u përdor sot më herët nga Shkëlzen Berisha.

Sakaq, deputetja e LSI është ndalur edhe tek e njëjta batutë e përdorur nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për “timonin e qeverisë”, duke i kthyer edhe atij përgjigje.

“Kjo figura letrare me timonin nuk më pëlqen, është bërë bajate. Rama ka probleme me lejen e drejtimit të mjetit, s’ka patentë. E dëgjova edhe Tahirin që e bëri një batutë të tillë në një takim. Por Tahiri nuk ka probleme me lejen e drejtimit të mjetit, por me pronësinë e makinës. Makina në pronësi të tij është përdorur nga disa trafikantë”, tha Kryemadhi.

**

Nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shprehur edhe njëherë bindjen se kjo forcë do të dalë e para në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, duke i quajtur sondazhet qesharake dhe jo shqetësuese.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Kryemadhi tha se LSI nuk paguan haraçe për sondazhe të tilla.

“Më vjen për të qeshur por fillimi i mbarë nuk janë sondazhet por puna që ka bërë LSI me qytetarët. Sondazhet nuk e kanë treguar asnjëherë fituese. Sondazhet periferike janë qesharake dhe nuk janë absolutisht shqetësuese. LSI nuk ka për të paguar asnjëherë haraçe për sondazhe të tilla që jo vetëm kërkojnë të manipulojnë opinionin publik por edhe të heqin vëmendjen nga hallet e problemet e shqiptarëve.
Fshehja nëpërmjet numrave… Edhe Hillary Clinton fitoi nëpërmjet sondazheve por humbi. Është trillim apo demagogji që jemi mësuar ta shohim në mediat shqiptare për më tepër po të shikojmë metodologjinë”, deklaroi Kryemadhi.

Kandidate për deputet në qarkun e Elbasanit, numri dy i LSI-së tha se sondazhet nuk janë numra dhe se kjo forcë politike nuk bazohet tek sondazhet por në kontaktin me qytetarët në terren.

“Ky është gabimi që kanë bërë mediat dhe partitë politike. LSI nuk bazohet në sondazhe, por në terren në kontaktin e përditshëm me qytetarët. Kontakti me njerëzit është sondazhi më i mirë. Arroganca politike që ne shikojmë rëndom e bën atë shumë larg njerëzve. Shikojmë që kemi jo vetëm një jetë virtuale politike por edhe zhgënjehemi shumë kur shohim rezultatet. LSI nuk është zhgënjyer asnjëherë edhe pse kodet dhe rregullat janë bërë kundër saj”, theksoi Monika Kryemadhi. /b.d

Next Post
Vasili: Politikat e LSI në plan të parë kanë të ardhmen e fëmijëve

Vasili: Politikat e LSI në plan të parë kanë të ardhmen e fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In