• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi ‘shigjeton’ Tedi Blushin: Nuk hyn më njeri në selinë e PL-së veç tij!

by A R
15/04/2025 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Pakepsozuarit” në MCN TV, kritikoi ashpër lidershipin e Partisë së Lirisë, që pasoi LSI-në. Ajo tha se nuk futet kush në selinë e PL-së, përveç sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Ajo kritikoi edhe mënyrë se si po e bën fushatën PL, duke thënë se ajo bëhet duke takuar njerëzit dhe jo duke fjetur në drekë e vazhduar jetën, ndërsa tha se po përdor për gjitha lidhjet e saj për të nxjerrë deputet Ilir Metën.

Pjesë nga biseda  

Rakipi: Është e vërtetë që juve u është ndaluar edhe hyrja në seli zonjë?

Kryemadhi: Po hyrja në seli na është ndaluar me kohë ne, që para Konventës. Bile jo vetëm mua, por të gjithë duhet të hyjnë me kartë identiteti.

Abilekaj: Të gjithë LSI-së.

Kryemadhi: LSI-së së vjetër. Nuk hyn më njeri në parti, hyn vetëm sekretari i Përgjithshëm që nuk është votuar asnjëherë.

Abilekaj: Kur erdhi Ilir Meta në Partinë e Lirisë mori me vete njerëzit e presidencës dhe krijoi një parti që e përjashtoi partinë e vjetër. Nëse shohim listat, janë 2 ose 3 nga LSI-ja e vjetër. LSI e vërtetë ka ikur bashkë me Monikën. Me rastin e zgjedhjeve Monika po i jep LSI-në Partisë së Lirisë që të dalë Meta deputet, sepse PL-ja vetë nuk e nxjerr dot Metën deputet.

Kryemadhi: Monika i është bashkangjitur ekipit të Borës, Besarit dhe Erës për të kaluar të gjitha lidhjet e saj politike, shoqërore, miqësore, për t’ia çuar votën Partisë së Lirisë dhe presidentit të saj, Ilir Meta dhe kjo është hera e fundit që Monika Kryemadhi voton për Ilir Metajn. Gjithë jetën e saj, nga viti 1992 ka votuar për Ilir Metën. Meta një herë e kishte shansin që të votonte Monika Kryemadhin në vitin 2001 dhe nuk e bëri se isha në Kombinat.

Tela: Ju thoni që do të votoni Ilir Metën. Si do ta përcaktoni rezultatin?

Kryemadhi: Nuk na intereson fare. Ajo është morale. Divorci lë pasoja te shumë gra fizike dhe emocionale. Për mua divorci ka qenë i papranueshëm, por nuk është fundi i botës.

Nuk shoh dot fëmijët e mi të stresuar, që risku për të votuar babain e tyre është shumë i madh. Mungesa e organizimit. Përfitoj nga rasti të flas me anëtarët e LSI, komisionerët, numëruesit dhe grupet e strukturimit të votës, jemi organizuar në 949 qendra votimi të qarkut Tiranë. Kjo është detyrë kryesore. Nuk janë listat kaq të rëndësishme.

Nuk më intereson fare se kush e merr suksesin. Ti ke 4 deputet sot në listë. Me përjashtim të Xhixhos dhe Haxhinastos, dy të tjerët janë të paprovuar edhe në strukturat e partisë. Kandidatja e Fierit, edukatore kopshti e mirë, ka vlerat e saj apo edhe Sekretarin Tedi Blushi, zëdhënës i zotit Meta, në zyrat e PL, personi që nuk është votuar asnjëherë. Ku do ngelemi ne? 21 vjet kontribut i të gjithë të rinjve dhe të rejave. Pavarësisht se ku janë sot, i kanë përzënë nga partia.

Rakipi: Sot disa figura, Blushi, Xhixo. Për këta ç’mendon?

Kryemadhi: Fushata nuk bëhet me postime në facebook dhe duke u bërë reklamë vetes. Bëhet duke trokitur derë më derë dhe as duke i thirrur te partia. Fushata është ndryshe, duhen takuar njerëzit, duhen dëgjuar për problemet, u duhet kërkuar falje. Nuk ka pushim dreke. Nëse bëjnë fushatë duke fjetur gjumë në drekë, nuk bëhet kështu. Por në raste të tilla salvavida qëndron gjithmonë dhe është Monika. Hera e fundit, nuk ka më.

Next Post
Edhe Bamir Topi flet për shuplakën e Jozi: Shërbimet sekrete i fryjnë përçarjes me profile të rreme

Edhe Bamir Topi flet për shuplakën e Jozi: Shërbimet sekrete i fryjnë përçarjes me profile të rreme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In