• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi: Qeveria ra, tani e ka radhën Rama! Rrëzohet me një të fryrë!

by Java News
28/12/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi qeveria ka rënë. Në një deklaratë nga selia e LSI-së pas ndryshimeve të prezantuara nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij, Kryemadhi tha se sot Rama do vetëm një të fryrë. Ajo iu bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës në orën 17:00 kundër qeverisë.

PJESË NGA FJALA E KRYEMADHIT

Qeveria ra sepse ky asnjëherë nuk përmend se sa shumë taksa paguajnë shqiptarët por çdo ditë ulëret sikur ky ka bërë uljen më të madhe të taksave. Në fakt ky nuk është një ndryshim qeverie por rënie qeverie. Ra si rezultat i skandaleve korruptive. Vetëm me një tender, Rama vjedh 40 mln euro. Po të ketë drejtësi shqiptarët do të shikojnë skandale pafund se sa miliona e miliona iu vidhen shqiptarëve.

Rama harroi të thoshte sot para partisë së Surrelit se qeveria duhet t’u shërbejë qytetarëve të saj, popullit të saj. Rama sot ndërroi disa pjesë të lavatrices së drogës. Harron se duhet larguar lavatriçja e krimit. Rama vazhdon të mashtrojë për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët. Dëgjojmë se ka hapur vende të reja pune, por nuk dëgjojmë se si degdisi rrugëve mbi 400 mijë emigrantë.

Shkollëpaku si gjithmonë gabon se dhe me matematikën më të thjeshtë që të hapësh 300 mijë vende pune, duhet që rritja ekonomike të jetë minimumi 10 %. Pyet ata që kanë mbaruar matematikën ta shpjegojnë ose mua si doktoreshë. Fiksoje në tru që të mos gënjesh. Qeveria jote ra sepse ti vazhdon të gënjesh duke thënë se rritja e konsumit në Shqipëri është rritur por sipas INSTAT konsumi në 90% është ulur dhe është rritur vetëm në 10%. Shqiptarët e kanë ulur konsumin sepse nuk kanë rritje pagash, kanë rritje çmimesh.

Qeveria jote ra zoti Rama por tani duhet të biesh dhe ti sepse duke rënë ti shqiptarët do kenë mundësitë për të pasur një jetë më të mirë, për të pasur një qeveri që e do popullin.
Iu bëj thirrje socialistëve të ndershëm që të reagojnë, të marrin fatet e PS-së në dorë. Nëse nuk e bëjnë ata do ta bëjnë shqiptarët sepse nuk do ta lejojë njeri të përdhosi fatet e tyre. Sot Edi Rama do vetëm një të fryrë. Bashkohuni sot në orën 17:00 shqiptarëve që kanë ardhur nga diaspora. Harrojeni politikën dhe bashkohuni. O sot o kurrë!

a.cupaj

Next Post
Mesazhi prekës i vëllait të 17-vjeçares së vrarë: Ishe bota për mua…

Vrasja në Laprakë, vihet në pranga bashkëpunëtori i autorit të dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In