Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka sulmuar ashpër ministren e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denajn, duke e quajtur një “viktimë që i shërben Ramës”.
Kryemadhi akuzoi deputetët e PS se janë zgjedhur nga paratë e krimit dhe janë vazhdimësi e supermanit Gjushit, megjithëse përjashtoi deputetët e vjetër socialistë.
“Kemi 2 vjet që e themi, por ka mbi 1 muaj që SHBA tregon qartë sesi kjo mazhorancë ka ardhur në parlament me paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Përveç socialistëve të vjetër, pjesa tjetër janë vazhdimësia e supermanit Gjushit, e akullore Gjushi. Kjo viktima këtu (ministrja Denaj), që vjen nga një biznes i mesëm, vjen dhe na flet për mashtrimet e shefit të saj. Kjo zonja këtu duhet të kuptojë që nuk mund të shpëtojë dot transaksionet e shefit tënd, ku për hir të miqësisë me Ramën ke marr një punë të vështirë“, tha Kryemadhi
Kryemadhi tha se PS nuk përfaqësohet në qeveri. Kryetarja e LSI pati edhe një mesazh për Ballën
“Do isha krenare që të ishe ti ministër. Por ai nuk ju do. Nuk keni asgje të përbashkët me atë. Ai ju quan fshatarë edhe pse erdhi me thonj të paprerë nga Parisi“, tha Kryemadhi
Javanews/a.cupaj