• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi: Njerëzit mezi na presin të na takojnë dhe të na qajnë hallet

by A R
12/05/2020 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se njerëzit presin dhe kërkojnë mënyrën për t’u takuar dhe qarë hallet.

Ashtu si Lulzim Basha, edhe Monika Kryemadhi i trembet asaj që PD e ka cilësuar si pandemi ekonomike.

“Pandemia e covidit që instaloi Rama në Shqipëri është kthyer në pandemi ekonomike”, u shpreh Kryemadhi, pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha dhe aleatët opozitarë në selinë blu.

Ajo bëri me dije se u diskutua përgatitja e një platforme apo mënyre për ti dhënë zgjidhje situatës, për ti dhënë hapësirë rifuqizimit të ekonomisë shqiptare, sidomos biznesit të vogël dhe të mesëm, për të cilët tha se ndodhen në ditën e tyre më të zezë.

Kryemadhi deklaroi se ditën e mërkurë do të mblidhet grupi i punës së Këshillit Politik, për tu përgatitur për punët që janë lënë në harresë, ku tha se reforma zgjedhore që është kushti i parë nga 15 kushtet e Bashkimit Europian.

“Reforma zgjedhore duhet në mënyrë urgjente të mbarojë, mbyllja e reformës çon në kushtin e dytë që janë zgjedhjet e reja, që të dalim nga kjo situatë që ka përfshirë Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

E pyetur lidhur me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit për motive mjekësore, ajo tha se në këtë mënyrë shkaktohet legalizim i grupeve kriminale dhe fuqizim ekonomik i tyre.

“Si gjithmonë Rama është një kryemashtrues qesharak. Kjo e vendosi në një pozicion të vështirë edhe ambasadorin e BE. Ky është një moment për të larguar vendin nga varfëria që ka pllakosur shqiptarët. Ligji është legalizim i grupeve kriminale për të vrarë të varfrin dhe të mesmin për ta bërë të varfër. Legalizimi i kanabisit është një nga skandalet e radhës dhe shashkat e radhës që hedh Rama, sepse nuk do që shqiptarët të diskutojnë për varfërinë. Shumë shpejt shqiptarët do të diskutojnë për bukën e gojës”, deklaroi kryetarja e LSI.

/a.r

Next Post
Rihapet një tjetër aktivitet, Rama: Vazhdojmë me hapjen e autoshkollave, ja kushtet

Rama: Nuk ka oligarkë! Term i gabuar, për njerëz që nuk u pasuruan gjatë qeverisjes tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In