• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi në Pogradec: Angazhimi i të rinjve në politikë i domosdoshëm. T’i japim fund rrjedhjes së trurit dhe largimit…

by Java News
13/02/2021 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot takime me të rinjtë në Pogradec, nga ku e konsideroi si të domosdoshëm angazhimin e tyre në politikë. Kryemadhi tha se më 25 prill duhet t’i japim goditjen fatkeqësisë që po i ndodh Shqipërisë, dhe t’i japim fund rrjedhjes së trurit dhe largimit të të rinjve.

“Fokusi ynë është që më 25 prill ne t’i japim goditjen kësaj fatkeqësie që po i ndodh Shqipërisë. Ndoshta e gjithë klasa politike ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe për këtë situatë që jemi sot por më mirë vonë sesa kurrë. Të reagojmë bashkërisht, me prindër, me shoqëri, me miq me shokë, me komshinj që më 25 prill ne t’i drejtohemi kutive të votimit. Është e rëndësishme që t’i drejtohemi kutive të votimit në mënyre të tillë që t’i japim fund kësaj rrjedhje të trurit dhe të rinisë shqiptare.

Një nga problemet kryesore që kemi ne sot është largimi i të rinjve. Sot spitalet tona nuk kanë më mjekë dhe infermierë dhe jo vetëm që nuk i shërbejnë dot qytetarëve por  kthejmë pastaj dhe në abuzues në këtë situatë pandemie. Sot shkollat tona po varfërohen çdo ditë dhe më shumë për shkak të mungesës së mësuesve apo dhe të cilësisë së mësimdhënies. Nga ana tjetër ne kemi një ekonomi e cila nuk ofron mirëqenie dhe një vend pune të garantuar”, shprehet Kryemadhi.

“Por ne duhet të ndryshojmë këtë sistem dhe vota e të rinjve duhet të jetë një votë e cila nuk është thjesht ndëshkuese ndaj politikes por përveç se duhet të jetë ndëshkuese duhet të jetë dhe vendimmarrëse për të krijuar mentalitetin tek pulitka shqiptare që fatin e të rinjve nuk e kanë politikanët, nuk e kanë deputetët, nuk e kanë qeveritë. Fatin e të rinjve e kanë vetë të rinjtë. Qeveritë ikin e vijnë, politikanë ikin e vijnë, ndërsa rinia jonë është ajo që është e përhershme këtu.

Pak para se të vinim këtu ishim me doktor Gentin dhe Endritin po pinim kafe por për shkak të kushteve të pandemisë në mënyrë të tillë që të kishim mundësinë për të qenë më sa më shumë të rinj në këtë bashkëbisedim edhe kur e diskutuam dhe me doktor Gentin që për hir të së vërtetës është Kryetari i LSI në Pogradec, do të jetë kandidati ynë në listën e LSI por doktor Genti ka nevojë shumë për votat e të rinjve të Pogradecit, të qytetarëve të Pogradecit. Është e rëndësime sepse ashtu siç i shërben me përkushtim shumë të madh doktor Genti të gjithë qytetarëve ashtu duhet ti shërbejmë dhe ne jo doktor Gentit por ndryshmit. Duhet t’i shërbejmë frymës për të sjellë një risi”, shton kryetarja e LSI.

g.kosovari

Next Post
Situata në Shkodër/ 9 shtëpi të përmbytura në Dajç, 55 të rrethuara nga uji në Berdicë

Situata në Shkodër/ 9 shtëpi të përmbytura në Dajç, 55 të rrethuara nga uji në Berdicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In