• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi në Laprakë: LSI ka prioritet angazhimin e të rinjve jo vetëm në politike, por edhe…

by Java News
21/01/2021 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me disa të rinj të Laprakës, të cilët votojnë për herë të parë.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se hartimi i politikave të LSI ka të bëjë në radhë të parë jo vetëm me arsimin, por me një arsim cilësor, në mënyrë të tillë që t’ju garantojë një punësim të mirë paguar.

Kryemadhi ngriti shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria, ndërsa tha se LSI ka prioritet angazhimin e  tyre jo vetëm në politike, por edhe vendimmarrje.

“Në të gjitha takimet që kemi pasur, kudo që shkojmë në çdo cep të Shqipërisë, një nga problemet kryesore që kanë prindërit është largimi i të rinjve nga Shqipëria, sepse mundësitë për punësim janë shumë të vogla.

Ashtu sikurse mungesa e kulturës politike është pjesë e jetës së përditshme dhe ne shikojmë politikën e konfliktit, politikën e arrogancës dhe asnjëherë nuk shikojmë një perspektivë pozitive për të rinjtë, pra për të krijuar hapësira që ata jo vetëm të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, por të krijojnë edhe një mirëqenie ekonomike.

Një nga problemet kryesore që ka sot Shqipëria është një arsim jo cilësor, por nga ana tjetër edhe mungesa e konkurrencës në tregun e punës, apo edhe cilësia e një diplome, e cila nuk është konkurruese jo vetëm në rajon, por edhe në vende të tjera.

Ndërkohë që, ne kemi shumë të rinj dhe të reja, të cilët pavarësisht mundësive që kanë pasur, ata kudo që kanë vajtur, kanë pasur një vlerësim jo vetëm për shkak të aftësive të tyre, por kanë pasur edhe mundësinë për të krijuar rritje profesionale, por ka pasur edhe të përfshirë në jetën politike, qofshin ato edhe në parlamentet e vendeve të tjera.

Ndërkohë që, për Lëvizjen Socialiste për Integrim, angazhimi i të rinjve është një nga pikat kryesore, sepse krijimi i hapësirave të të rinjve për t’u përfshirë në politikë, por jo vetëm në politikë, por edhe në vendimmarrje ka qenë një nga premtimet e mbajtura më shumë se cdo gjë tjetër.

Vetëm në LSI ne kemi gjashtë breza politikanësh të rinj, të cilët janë jo vetëm drejtues, por edhe vendimmarrës. Një nga pikat tona kryesore dhe rëndësi për LSI-në ka më shumë vota e një votuesi për herë të parë, pasi ka më shumë rëndesë politike, pasi kërkon të bëjë ndryshimin, sesa vota e një deputeti, e një ministri, e një drejtori. Sepse vota e një të riu është vota e shpresës dhe ajo që ne duam të ofrojmë sot më shumë është jo vetëm angazhimi i të rinjve, por edhe përfshirja e të gjithëve ne.

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që vota e një të riu është më e rëndësishme se vota e prindit, sepse i jep forcën fëmijës për të drejtuar dhe për të marrë fatet e veta në dorë, dhe prandaj ne fokusohemi gjithmonë tek të rinjtë, u japim mundësi atyre dh gjithmonë energjia dhe shpresa e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë qenë të rinjtë.

Kur them shpresë, nuk them për LSI-në, por për vetë të rinjtë, sepse vetëm kështu mund tu krijoni hapësira moshatarëve tuaj, të rinjve dhe të rejave për të qenë të gjithë bashkë, për tu konsoliduar si brez dhe për të ecur përpara, për ta zhvilluar dhe për ta bërë Shqipërinë një vend dinjitoz për në Bashkimin Evropian”, tha Kryemadhi.

g.kosovari

Next Post
Pse Meta po i prish punë Bashës

LSI e braktisur dhe në lista nga aleatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In