Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët ka insistuar në qëndrimin e saj se nuk e njeh sëmundjen e koronavirusit.
Ajo u shpreh se çdo njeri, mjafton të mbajë higjenë dhe distancë sociale për të parandaluar Covid 19. Mes të tjerash, ajo pranoi se për një gjë të tillë është kritikuar edhe nga bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta.
“Po është e vërtetë që jam kritikuar nga presidenti, madje më mban edhe distancë sociale në shtëpi nga Covidi, por ju them një gjë: presidenti ka mbaruar për ekonomi, kryeministri për pikturë, unë për biokimi. Kjo do të thotë se unë di të dallojë si të ruhem nga një sëmundje e tillë. Po të ruhesh është e lehtë ta parandalosh”.
/a.r