• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kryemadhi memo drejtuesit të SPAK: Morët parasysh pretendimet e kallëzuesve, pa verifikuar faktet

by A R
28/10/2025 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Kryemadhi i është drejtuar zyrtarisht drejtuesve të SPAK me një kërkesë-memorie, e cila daton më 14 gusht 2025, ku kërkon zhvillimin e disa veprimeve hetimore shtesë në lidhje me dosjen penale në ngarkim të saj.

Në dokumentin e firmosur nga ajo dhe avokati Redi Llanaj, Kryemadhi i kërkon prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi që hetimi të jetë “i plotë, objektiv dhe i paanshëm”.

Në memo, Kryemadhi nënvizon se procedimi penal ndaj saj është ngritur mbi kallëzimet e Halit Valterit dhe Idajet Beqirit, ndërsa pretendimet e SPAK lidhen me “mosdeklarim pasurie” dhe “pastrim parash përmes kontratave të lobimit të vitit 2017”.

Ajo shkruan se “Prokuroria e Posaçme ka marrë të mirëqena pretendimet e kallëzuesve, pa verifikuar faktet konkrete mbi pagesat dhe origjinën e tyre”.

Në kërkesën e saj, Kryemadhi ngre disa pyetje konkrete për SPAK, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

“Është hetuar nga prokuroria nëse janë derdhur pagesa në emër të LSI në llogarinë e GSIS? Nga cila llogari bankare janë bërë dhe cila është fatura përkatëse?”, pyet ajo në dokument.

“A është verifikuar ndonjë kërkesë zyrtare nga unë drejtuar ‘American Express’? Nëse po, kush është personi që e ka tërhequr dhe firmosur për marrjen në dorëzim?”, shton më tej.

Kryemadhi kërkon gjithashtu që prokuroria të sqarojë nëse “është pyetur shtetasi Adrian Shatku për pretendimet e SPAK” dhe nëse janë dërguar kërkesa zyrtare për bashkëpunim me autoritetet amerikane, “ashtu si janë pyetur kompanitë e tjera amerikane apo mjekët në spitalin ku është operuar”.

Në përmbyllje të dokumentit, ajo thekson se “rrethanat e lidhura me pyetjet e sipërcituara nuk janë hetuar nga organi procedurial” dhe kërkon që “të kryhen veprime hetimore shtesë për t’u dhënë përgjigje specifike fakteve objekt kërkese”.

Me këtë memo, Monika Kryemadhi synon të vërë në dukje mangësitë që, sipas saj, ekzistojnë në hetimin e SPAK, duke kërkuar që procedura të zgjerohet për të provuar “të vërtetën e plotë” lidhur me kontratat e lobimit në SHBA dhe akuzat për pastrim parash.

Next Post
Pas shkarkimit, Veliaj ankimon në GJK edhe dekretin e Presidentit për zgjedhjet: Është antikushtetues!

Shtyhet seanca për Veliajn, avokati kërkon kohë të njihet me aktet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In