• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi luan me 2 porta?! Mediat e LSI: Basha po fluturon me “presh…”, Monika mund të bashkohet me Ramën

by Java News
14/03/2018 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kryetarja e saj, Monika Kryemadhi, kohët e fundit janë zbutur ndjeshëm në ofensivën e tyre në drejtim të qeverisë dhe Ramës. Kanë lënë vetëm Petrit Vasilin ta sulmojë, por atij s’ja merr njeri për bazë, pasi e kanë për humor. Zbutja e LSI u vu re edhe në daljen e djeshme të Monika Kryemadhit në një konferencë, e cila kërkoi bashkëpunim me Ramën, për hir të hallexhinjve të këtij vendi.

E gjitha kjo vjen në një kohë, kur duket se marrëdhëniet LSI-PD janë ftohur ndjeshëm. Kjo gjë vihet re edhe në një shkrim të një prej gazetave pranë LSI-së, që i kërkon Lulzim Bashës të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë për zgjedhet vendore, ndryshe LSI mund të kthehet prapë me PS-në.

“Muajt ikin me vrap dhe beteja e radhës e opozitës janë zgjedhjet vendore 2019. Duket sikur janë larg, por muajt ikin. Së pari ka nevojë të dihet se si do bashkëveprojnë, në ndarje bashkish, dy forcat më të mëdha politike PD dhe LSI. Partitë e tjera opozitare kanë vlerë, por nuk vendosin balancat elektorale. Për çudi, disa të djathtë me mandat deputeti dhuruar nga PD-ja, bëjnë sikur janë me vota elektorale ndaj kërkojnë nga Lulzim Basha që “njëherë të mblidhemi ne partitë e djathta dhe me pas të përcaktojmë raportin tonë me LSI”. Nëse kishin kaq vota pse nuk morën vetë deputetë, por u futën në listat e selisë blu me firmën e Lulzim Bashës?

Momentalisht nuk shikohet ndonjë “dashuri” e madhe PD dhe LSI, pavarësisht se janë në opozitë. LSI-ja ka kërkuar FRONT OPOZITAR dhe preçizim të çdo elementi bashkëpunimi. Zgjedhjet vendore do jenë test për opozitën. Edhe për Edi Ramën, por PS-ja ka disi numra votash me shumë se PD-ja. Ndaj LSI vendos në shumicën e bashkive se cila forcë politike do ti fitojë.

Në politikë ka një parim: Kurrë mos thuaj kurrë! E përkthyer në praktikë nëse PD-ja akoma fluturon me “presh…” mundet ti mbetet preshi në zgjedhje. Pse LSI duhet të mbetet në pritje të PD-së? E mendonte njeri se me 18 maj 2017 Edi Rama do bashkohej me Lulzim Bashën? Asnjeri! Pse të mos besohet se PS mund të mirëpresë LSI? Jetojmë në Tironë, gjithçka mund të ndodhë”, thuhet në këtë shkrim.

Duket se LSI, ashtu si para zgjedhjeve të qershorit, po luan me dy porta. Por, rrezikon që, ashtu si edhe para zgjedhjeve parlamentare të qershorit, të mbetet me “gisht në gojë”.

ma.me

Next Post
Ndërron jetë fizikanti më i famshëm në botë Stephen Hawking

Gjeniu Stephen Hawking, nga vrimat e zeza, ekzistenca njerëzore e deri tek inteligjenca artificiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

“Jemi në presion me kohën”, Mazniku flet për ‘Territorialen’: Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

January 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

January 29, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

“Nuk duhet të bëhet dy herë i njëjti gabim”/Bejko: Berisha po vazhdon me të njëjtat skema bllokimi për Reformën Territoriale!

January 29, 2026
Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

January 29, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Reforma territoriale po ribëhet, sepse e para dështoi”, Mërtiri: U bë në funksion të politikës, jo të qytetarëve!

January 29, 2026
Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

January 29, 2026
Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

January 29, 2026
Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

January 29, 2026
Spiropali me raportuesin për Shqipërinë në PE: Fazë e re për mbylljen e negociatave

Spiropali me raportuesin për Shqipërinë në PE: Fazë e re për mbylljen e negociatave

January 29, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Shansi i fundit për PD/ Territorialja, Mazniku: Duhet mbyllur deri në korrik. Është jetik për bashkitë dhe fondet e BE

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In