Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ndodhet në kryqëzimin e Bradasheshit në Elbasan ku udhëheq protestën e opozitës për bllokimin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor.
Nga protesta ajo ka dhënë një mesazh për kryeministrin Rama teksa thotë se opozita nuk tërhiqet nga mosbindja civile.
“Edi Rama duhet të tërhiqet nga taksa e Rrugës së Kombit, nga përjashtimi i 20 mijë familjeve nga nidhma ekonomike, nga rritja e çmimit të ujit e nga çdo taksë e rritur. Sot nuk kemi dalë për të bllokuar rrugën, por kemi dalë për të bllokuar rrugën e drogës. Çdo republikë e drogës ka pasur 5 njerëz të pasur dhe të gjithë popullin të varfër”, tha Kryemadhi./a.m.