Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje për “360 Gradë” në Ora News, kërcënoi publikisht tri firmat e ndërtimit të përfshira në projektin e ndërtimit të unazës së re në zonën e Astirit.
Kryemadhi: Qëndrimi i opozitës është shumë i qartë. Do jetë me njerëzit atje, do jetë me njerëzit. Mos të guxojë asnjë njeri të çojë fadromat nga të treja firmat. Mos të guxojnë të çojnë fadromat tek shtëpitë e njerëzve sepse njerëzit do ta kenë personale me ta. Sepse fadromat e tyre nuk mund të shkojnë tek shtëpitë e fukaranjve, le të shkojnë tek kullat e Edi Ramës. Këtu janë 600 familje që përfshihen në këtë projekt skandaloz. Shkatërrojnë shtëpitë e shqiptarëve për të hapur sheshe ndërtimi.
ma.me