Monika Kryemadhi tha sot se partia e saj dhe aleatët e tjerë kanë zhvilluar këtë vit protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë vendi.
Por kreu i LSI tha se tubimet kanë qenë edhe të “rrudhura” pasi qindra-mijëra të rinj janë larguar nga Shqipëria.
Deklaratat u bënë gjatë takimit me disa mbështetës në Njësinë Nr.8 të Tiranës.
Sikurse Lulzim Basha, edhe Kryemadhi kërkoi dialog kombëtar duke shtuar se nuk bëjnë kompromise për karrigen e Ramës.
/javanews/a.r