Në një takim më strukturat e LSI në Njësinë nr. 8 në Tiranë, Monika Kryemadhi është shprehur se, “Kemi shumë arsye për të protestuar , dhe në 27 janar do të jemi të gjithë bashkë për të protestuar”.
“Ka shumë arsye për të protestuar, të protestojmë për ata nxënës që duan të mos jenë nën uzurpimin e mësuesve politik, të protestojmë për ata që duan të kenë mjekësinë falas”, theksoi Kryemadhi.
“Në një vend ku njerëzit nuk protestojnë, nuk është një vend demokratik. Këtu hiqesh nga puna sepse nuk ke bindjen politike që kërkon kryeministri”, u shpreh Kryemadhi.