• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi i vendos kushte opozitës dhe del pro Kodit të ri Zgjedhor: Me atë fitojmë 100 deputetë, nuk pranojmë të…

by Ardit Rada
20/10/2020 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se opozita e bashkuar fiton 100 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit me Kodin e ri Zgjedhor të bërë nga mazhoranca socialiste edhe pse e kanë kundërshtuar Kodin e Ri.

“Të jeni të bindur që fuqia e opozitës nuk matet me çështjet e taktikave elektorale. Fuqia e grupimeve të të majtës dhe të djathtës, që nuk është thjesht një strukturë e majtë apo e djathtë, por është gjithë fuqia e spektrit politik ndaj një grupi me pesë vetë, që po grabit Shqipërinë. Deri më 5 dhjetor, kur do të jetë Konventa e LSI, që do të marrë dhe vendimin për të vazhduar më tej, nuk mund të flas. Ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, sepse qëllimi i shqiptarëve është çlirimi i Shqipërisë nga thundra kriminale. Ajo që unë mendoj sot dhe që e hasim çdo ditë me qytetarët është se një nga problemet e mëdha të tyre nuk është si do zgjidhen deputetët, por ekonomia, mungesa e punës, si dhe shpopullimi, largimi i fëmijëve dhe mosdëshira për t’u kthyer në Shqipëri. Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi.

Gjithashtu Kryemadhi foli edhe për listat e opozitës dhe sesi do të futen në zgjedhje. Kryetarja e LSI vendosi si kusht mos heqjen e logos së LSI nga fleta e votimit, duke nënkuptuar se nuk do të ketë një listë të përbashkët mes opozitës së bashkuar.
“Nuk e kemi diskutuar këtë gjë, por e theksoj që simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit. Është e panegociueshme çështja e logos. Pastaj se si ne do të procedojmë me partnerin opozitar, kjo është në një fazë të dytë. Grupet e punës nga partitë opozitare janë përfshirë në ristrukturim. Si fuqia e dy koalicioneve zgjedhore, si fuqia e një të tërë, të gjitha bashkë janë fuqia e opozitës. LSI sjell sot një risi për angazhimin e grave e vajzave në politikë, si dhe të rinjve e të rejave. 25 prilli do të jetë ndarja përfundimtare, çdo ditë po i vjen fundi gjithë kësaj neverie. Angazhimi ynë maksimal është përgjegjësi përballë qytetarëve tanë”, tha Kryemadhi.
/e.rr
Next Post
“Qëndrova 14 ditë në…”/ Alketa Vejsiu rrëfen për herë të parë eksperiencën e COVID: Jam mirë për fat

"Qëndrova 14 ditë në..."/ Alketa Vejsiu rrëfen për herë të parë eksperiencën e COVID: Jam mirë për fat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In